No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA LIGUE 1 AL-KHELAIFI: NDESHJET E CHAMPIONSIT I LUAJMË JASHTË FRANCËS

AL-KHELAIFI: NDESHJET E CHAMPIONSIT I LUAJMË JASHTË FRANCËS

Franca mori ditën e djeshme vendimin drastik për të ndaluar futbollin të paktën deri në shtator. Kjo do të thotë që sezoni aktual nuk do të ketë një fitues si dhe nuk do të ketë ekipe që do të zbresin apo të ngjiten nga kategoritë. Megjithatë, kjo nuk e shqetëson aspak presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, për sa i përket rrugëtimit në Champions League.

“Ne si klub e respektojmë padyshim vendimin e qeverisë franceze. Por, kjo nuk na ndalon aspak që ne të vazhdojmë garën në Champions. Madje nëse është e nevojshme ne do t’i zhvillojmë ndeshjet tona edhe jashtë Francës, nëse nuk është e lejuar këtu.

Do të bëjmë të pamundurën për të siguruar një vend që i plotëson të gjitha kushtet e sigurisë shëndetësore për lojtarët dhe stafin tonë”, deklaron Al-Khelaifi.

Nuk është vetëm PSG-ja ende në garë në Champions, pasi edhe klubi i Lyonit është akoma pjesë e këtij kompeticioni. Kryeqytetasit e kanë siguruar tashmë vendin e tyre në çerekfinale, ndërsa Lyoni ka për të zhvilluar dhe ndeshjen e kthimit në Torino kundër Juventusit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Eriksen hesht Conten dhe i jep kualifikimin, Ibra lë në baltë Milanin!

Dramë, dramë, dramë! Interi u kualifikua në kupën e Italisë pas fitores 2-1 kunder Milanit. Goli i fitores u shënua në minutën e 90’+7′...

Debat “rrugaçësh” Ibra-Lukaku

Përplasja ndërmjet Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovic ishte një prej më të fortave të mbrëmjes. Rezultati i ndeshjes doli në plan të dytë...

Ulpiana prezanton fanellat e reja, që janë me shumë stil

KF Ulpiana ka bërë një ndryshim të rëndësishëm para fillimit të stinorit pranveror. Lipjanasit kanë ndryshuar zyrtarisht fanellën e...

Tuchel jep mesazhin e parë si trajner i Chelseat

Pasi është zyrtarizuar sonte, menjëherë fjalët e para të Thomas Tuchel si trajner i Chelsea nuk kanë vonuar. Trajneri gjerman foli për faqen zyrtare të...

Recent Comments