Nuk vonoi përgjigjja e Diego Armando Maradonës ndaj gjyqtarit të finales së Botërorit të vitit 1990, Gjermani-Argjentinë 1-0, Edgardo Codesa.
Ky i fundit deklaroi se “e admiroj Maradonën si futbollist, për karakterin dhe lidershipin e tij në fushë, por si person e përbuz. Është një ndër personat më të këqinj që kam njohur në jetën time.”
Në fakt, në emër të Maradonës foli menaxheri i tij Stefano Ceci, i cili në Radio Kiss Kiss u shpreh:
“Diego ka qeshur kur ka lexuar deklaratat e Codesal mbi finalen e vitit 1990 mes Argjentinës dhe Gjermanisë. Ka menduar se, duke qenë që është harruar, Codesal do të ketë kërkuar disa minuta lavdi duke folur për të.”
Por përfaqësuesi i Maradonës ka më shumë për të thënë:
“Codesal u pezullua përjetë nga Federata Meksikane e Futbollit me akuzën e fiksimit të ndeshjeve. U caktua për të drejtuar Argjentinë-Gjermani, finalen e 1990, vetëm sepse ishte dhëndri i Arriagas, anëtarit të Komitetit të Arbitrave të FIFA-s. Kujtojmë që disa vite më vonë, Codesal e theksoi me forcë që kishte gabuar në penalltinë e akorduar pas ndërhyrjes së Sensinit ndaj Voeller. Kushedi pse ka ndryshuar mendje, ai që u bë pjesë e Komitetit të Arbitrave të FIFA-s në vitin 2002. E ku? Në Kore…”