No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR KLUBET KA GJASA T'I RINISINË STËRVITJET NGA JAVA E ARDHSHME

KLUBET KA GJASA T’I RINISINË STËRVITJET NGA JAVA E ARDHSHME

Futbolli i Kosovës është paralizuar për shkak të pandemisë Covid-19 që e pushtuar botën.

Që nga 13 marsi është pezulluar çdo aktivitet sportiv në Kosovë derisa u shënuar rastet e para me koronavirus në vendin tonë.
Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka vendosur masa rrepta për parandalimin e përhapjes së virusit, masa të cilat janë në fuqi deri më 4 maj.

Klubet e futbollit kosovar pritet që në ditët e para të majit t’i rikthehen punës në grupe të vogla.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka deklaruar se gjatë kësaj jave do të tubohet Komiteti Ekzekutiv i FFK-së me ç’rast do të dalin me propozime.

“FFK do të bisedojë me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi në mënyrë që prej javës së ardhshme t’ua lejojmë klubeve që të stërviten në grupe të vogla, gjithnjë duke e ruajtur distancën sociale. Gjithashtu, të gjitha klubet do të jenë të obliguara që t’i dezinfektojnë hapësirat ku do të stërviten. Ne do të dalim me disa propozime pas mbledhjes”, ka thënë Eroll Salihu për Zëri.info të martën.

Tutje, Salihu ka deklaruar se futbolli kosovar mund të rikthehet në fushat e gjelbra për të zhvilluar ndeshje nga fundi i muajit maj.
“Shpresojmë që nga mesi i muajit Maj, klubet do të mund të stërviten në maksimalisht në mënyrë që ndeshjet të rikthehen nga fundi i majit”, vlerësoi Eroll Salihu.

Ndeshjet e futbollit kosovar do të zhvillohet pa shikues sikurse edhe në vendet e tjera në botë.

Kujtojmë se në Superligë kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe 11-të xhiro deri në përfundim të kampionatit.

Momentalisht, tabelës i prinë Ballkani me 44 pikë të grumbulluara.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

U shkarkua por Lampard merr lëvdata nga pronari i klubit

Është zyrtare! Chelsea e ka shkarkuar trajnerin Frank Lampard. Me këtë rast, presidenti Roman Abramovich donte ta falënderonte ish-kapitenin për punën e bërë, duke...

FBK vendos që “Final 8” të luhet në Suharekë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim të ri për ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës. Fillimisht ishte paraparë që kjo ngjarje e madhe...

Spanja po përgatitet që ndeshjen me Kosovën ta luajë në territorin e saj

Gazeta e njohur spanjolle, Marca, ka shkruar sërish për ndeshjen e futbollit në mes të Spanjës dhe Kosovës. Ndeshja do të luhet më 31...

Lampard shkarkohet, ja kush pritet ta zëvendësojë në bankinën e Chelseat

Frank Lampard është vendosur të shkarkohet nga roli i tij si trajner i Chelsea, pasi e ka udhëhequr skuadrën londineze për pak më shumë...

Recent Comments