Përhapja e koronavirusit në Kosovë përveç pezullimit të futbollit ka shkaktuar edhe krizë financiare të shumica e klubeve në Superligë dhe jo vetëm.
Kësisoj disa klube nuk kanë paguar futbollistët tash e disa muaj, ndërsa disa të tjera i kanë përgjysmuar rrogat.
Gazeta inFokus nga burime të sigurta ka mësuar se klubi i Feronikelit nuk ka paguar futbollistët tash e tre muaj.
Klubi nga Drenasi ka qenë shembull viteve të fundit në aspektin financiar, por siç duket koronavirusi ka ndryshuar situatën edhe në këtë klub.
Nikli gjithashtu sezonin e kaluar ka fituar mbi 1 milionë euro nga pjesëmarrja në garat evropiane, por muajve të fundit është duke u përballur me problemin e pagave të futbollistëve.