No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A DE BIASI SHTYN KUMBULLËN DREJT INTERIT, PARTNER PERFEKT PËR ÇDO MBROJTËS

DE BIASI SHTYN KUMBULLËN DREJT INTERIT, PARTNER PERFEKT PËR ÇDO MBROJTËS

Gianni De Biasi, ish-trajner i Shqipërisë, foli për Tuttosport për 20-vjeçarin e Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla, i cili ka shpërthyer në këtë sezon me Veronën dhe kërkohet nga klubet më të rëndësishme në Itali e jo vetëm.

“Është gati, ka personalitetin dhe cilësitë e duhura për t’u bashkuar me një skuadër të madhe si Interi. Askush nuk e priste shpërthimin e tij të menjëhershëm. Mjafton të shikosh se çfarë ka qenë i aftë të bëjë vitin e kaluar. Kumbulla nuk u aktivizua farë në Serinë B, por këtë vit, falë trajnerit Juric, u shndërrua një nga mbrojtësit më të mirë të Serisë A. Aq sa për të bërë mbrojtjen e Veronës të katërtën më të mirë të kampionatit.”

Cilësitë e Kumbullës: Është një djalë i zoti, të gjithë flasin mirë për të. Kishte fizik të fortë si dhe ishte shumë teknik në daljen nga mbrojtje me topin në këmbë. Me Juricin trajner u zhvillua taktikisht, ka inteligjencë dhe di t’u paraprijë situatave, cilësi që i japin mundësi ta mbulojë shumë mirë zonën e tij. Ai di të luajë kudo, mund të jetë partner perfekt për çdo mbrojtës. Është një i djathtë natyral, por di të përdorë shumë mirë edhe të majtën.

E ardhmja tek Interi: Mund të bëhet menjëherë një lojtar i rëndësishëm për Interin, për aftësitë që ka dhe kapacitetin mendor. Është talent konkret, jo i fryrë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

U shkarkua por Lampard merr lëvdata nga pronari i klubit

Është zyrtare! Chelsea e ka shkarkuar trajnerin Frank Lampard. Me këtë rast, presidenti Roman Abramovich donte ta falënderonte ish-kapitenin për punën e bërë, duke...

FBK vendos që “Final 8” të luhet në Suharekë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim të ri për ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës. Fillimisht ishte paraparë që kjo ngjarje e madhe...

Spanja po përgatitet që ndeshjen me Kosovën ta luajë në territorin e saj

Gazeta e njohur spanjolle, Marca, ka shkruar sërish për ndeshjen e futbollit në mes të Spanjës dhe Kosovës. Ndeshja do të luhet më 31...

Lampard shkarkohet, ja kush pritet ta zëvendësojë në bankinën e Chelseat

Frank Lampard është vendosur të shkarkohet nga roli i tij si trajner i Chelsea, pasi e ka udhëhequr skuadrën londineze për pak më shumë...

Recent Comments