No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR BARDHI: EKSPERIENCA, PËRPARËSIA JONË NDAJ KOSOVËS

BARDHI: EKSPERIENCA, PËRPARËSIA JONË NDAJ KOSOVËS

Enis Bardhi është një nga lojtarët shqiptarë që aktivizohet në La Liga. Mesfushori shqiptar aktivizohet te Levante dhe luan për Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut. Në një lidhje me “Fan Zone”, Bardhi foli për ndeshjen ndaj Kosovës, por edhe aventurën me skuadrën e tij në Spanjë.

Ndeshja ndaj Kosovës? “Kjo ndeshje ka peshën e vetë dhe ne duam të jetë një takim i pastër. Shpresoj të jetë një lojë si gjithë të tjerat, pasi na ka marrë malli edhe të luajmë. Tifozët? Unë kam dëshirë të luhet me tifozë, pasi është një ndeshje e rëndësishme, sepse dy skuadrat kërkojnë të shkojnë në Evropian. Në fushë jemi profesionistë e luajmë për fitore, ndërsa tifozët janë për të shijuar ndeshjen”.

Është gati Kosova për të fituar ndaj Maqedonisë?“Ka shumë kualitete si ekip, por mendoj se ne kemi më shumë eksperiencë se Kosova dhe kjo është përparësia jonë. Ata kanë lojtarë që luajnë në ligat më të forta, por ne kemi më shumë ekpseriencë dhe një gabim do të kushtojë shumë.

Kam pasur shumë mesazhe para se të anulohej kampionati, më kanë thënë që do të marrim në Kosovë dhe nuk do të lëmë deri sa të mbarojë loja. Kam edhe mesazhe negative, por unë jam mësuar dhe të gjithë e dimë. Më vjen pak zor ta komentoj këtë ndeshje pasi nënën e kam nga Kosova, ndërsa babin nga Maqedonia e nuk i ndaj dot”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments