Legjenda e futbollit francez, Jean Tigana, i cili njihej si këmbëshpejti, pas luftës e ka vizituar Kosovën, për t’i dhënë mbështetje komunitetit sportiv për t’u rimëkëmbur. Në fotot e siguruara nga “Futbolli.info” shihet interesimi i madh i tifozëve për ta parë nga afër legjendën franceze, derisa ai ishte pritur nga drejtuesit e sportit të asaj periudhe. Tigana luajti në klubet franceze Toulon, Lyon, Bordeaux dhe Marseille, derisa për Kombëtaren e “Gjelave” në periudhën 1980 – 1988 pati 52 paraqitje, ku fitoi edhe titullin e kampionit të Evropës në vitin 1984, në të cilin vit edhe ishte shpallur lojtar i vitit në Francë.


