No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR UEFA NDIHMON FFK-NË ME 4.3 MILIONË EURO

UEFA NDIHMON FFK-NË ME 4.3 MILIONË EURO

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka lëshuar 236,5 milionë euro për të përkrahur federatat nacionale evropiane në këtë kohë të vështirë.

Kjo është bërë e ditur të hënën në faqen zyrtare të UEFA-s. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin ka bërë të ditur se të gjitha federatave nacionale do t’iu ndahen nga 4,3 milionë euro. Pra kjo shumë do t’i ndahet edhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

FFK-ja ditë më parë ka përfituar 462 mijë euro nga një fond i ndarë nga FIFA. Por përkrahja e UEFA-s është dukshëm më e madhe.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka dhënë leje për heqjen e kushteve për pagesën e bërë përmes programit HatTrick, ka njoftuar shtëpia evropiane e futbollit.

“Fondi HatTrick zakonisht u shpërndahet federatave nacionale për të mbuluar kostot dhe për të ndihmuar në zhvillimin e zonave specifike dhe të synuara të futbollit vendorë. Por UEFA ka vendosur të lejojë secilën shoqatë të vendorë prioritetet e veta, pas ndikimit negativ të koronavirusit në futboll”, ka njoftuar UEFA.

Pra i takon FFK-së të vendos se si do t’i ndajë mjetet e UEFA-s. Këto mjete në fakt është pritur t’i ndahen FFK-së, por jo menjëherë. 

“Sporti ynë po përballet me sfida të papara për shkak të krizës së krijuar nga Covid – 19. UEFA dëshiron të ndihmojë anëtaret e saj për t’u përgjigjur në mënyrë të duhur në këto rrethana specifike. Si rezultat jemi pajtuar që deri në 4,3 milionë euro për federatë, të paguara për pjesën e mbetur të këtij stinori dhe për stinorin e ardhshëm, si dhe pjesa e fondit të investimeve, mund të përdoren siç e shohin të përshtatshme anëtarët tanë për të rindërtuar komunitetin e futbollit”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Çeferin.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Peja pëson humbje nga Ponte Prizreni

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 89:81 (21:24, 25:18, 23:16, 20:23), në kuadër të javës së 17-të në Superligën...

Presidenti i FFK-së: Shpresoj që së shpejti të kthehen tifozët, janë hijeshia e kampionatit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar FC Prishtina për suksesin e arrirur sot në ndeshjen e Superkupës, por njëherësh ka përgëzuar edhe futbollistët...

Sigal Prishtina mposht Rahovecin

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Rahovecit në udhëtim 75:93 (16:19, 27:23, 15:22, 17:29), në kuadër të javës së 17-të në Superligën...

A do të luhet gjithmonë Superkupa në Turqi? – përgjigjet Agim Ademi

Prishtina fitoi Superkupën e Kosovës pasi triumfoi ndaj Dritës. Rezultati përfundimtar i takimit ishte 3-1 në favor të kryeqytetasëve me takimin që ishte shumë...

Recent Comments