No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A POHIMET PËR LARGIMIN E HIGUAINIT JANË SPEKULIME, E THOTË BABAI I TIJ

POHIMET PËR LARGIMIN E HIGUAINIT JANË SPEKULIME, E THOTË BABAI I TIJ

Historia e dashurisë mes Gonzalo Higuainit dhe Juventusi duket se është e destinuar të zgjasë për një kohë të gjatë. Këtë e lë të nënkuptohet babai i “El Pipitas”, që hedh poshtë zërat e fundit pas udhëtimit të sulmuesit në vendlindje. “E gjithë kjo që thuhet nuk është e vërtetë. Mund t’ju them një gjë: Gonzalo do të qëndrojë tek Juventusi, sepse ai ende ka një vit e gjysmë kontratë dhe do ta respektojë atë. Do ta përfundojë ciklin e tij sikurse është parashikuar në kontratën aktuale”.

Pas vendimit të sulmuesit për të qëndruar në Argjentinë, ku ai ndodhet nga 19 marsi për t’i qëndruar pranë nënës së tij të sëmurë, zërat për të ardhmen e tij janë shumëfishuar dhe madje është folur për një përfundim të parakohshëm të kontratës. Këtë skenar babai i tij, Jorge, e mohon kategorikisht:

“Gonzalo do të mbetet në Juventusi. Pastaj, pas kësaj periudhe, ai do të marrë vendimin që e gjykon më të përshtatshëm, sepse ai do të jetë futbollist i lirë. Ky është realiteti dhe ajo që do të ndodhë. Por, në parim, nuk është qëllimi i tij të largohet nga ai klub që ai e do shumë dhe ku njerëzit e duan.”

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kosovë – Lituani, miqësorja e marsit

Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022, njofton FFK. Marrëveshja...

Spektakël në Bergamo: Shënojnë Gjimshti dhe Muriqi, kualifikohet Atalanta

Atalanta dhe Lazio zhvilluan një ndeshje shumë të bukur mes tyre, por në fund festuan zikaltrit pas fitores 3-2, rezultat që kualifikon...

Neymar nuk e fsheh: Kjo është ëndrra ime

Fansat bëjnë pyetje dhe Neymar përgjigjet. O’Ney i ka lënë takim të gjithëve për t’iu përgjigjur disa pyetjeve me formatin “e vërtetë apo gënjeshtër”. Nga pohimet...

Odegaard prezantohet në fanellën e Arsenalit

Martin Odegaard është lojtari më i ri i Arsenalit. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez, përmes një postimi në “Twitter”. “Është...

Recent Comments