No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR PREKAZI TREGON GJENDJEN E FUTBOLLISTËVE TË KOMBËTARES U21

PREKAZI TREGON GJENDJEN E FUTBOLLISTËVE TË KOMBËTARES U21

Bota e futbollit vazhdon të mbetet e heshtur shkak i koronavirusit që ka pezulluar thuajse gjithçka,

Covid-19 ka prekur edhe futbollistët dhe njëri ndër ta është edhe lojtari i Hannoverit dhe i Kombëtares së Kosovës U-21, Valdrin Mustafa.

Mustafa ka arritur që ta mposhtë virusin dhe i është kthyer stërvitjeve individuale në koordinim me klubin e tij.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës U-21, Rafet Prekazi ka folur për gazetën “inFokus” lidhur me kampionatin në vendin tonë, gjendjen e futbollistëve të kombëtares si dhe për Valdrin Mustafën që ka mposhtur koroanvirusin.

Prekazi ka thënë se ka lexuar shumë ide se si mund të mbyllet Superliga, por është UEFA ajo që do të vendos.

“Kam lexuar shumë ide dhe mendime se si mund të mbyllet Superliga, por unë nuk kam dëshirë të flas, sepse nuk kam kompetenca. Është UEFA ajo që do të vendos se si mund të vazhdoj apo përfundoj”, tha Prekazi.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës U-21 ka deklaruar se gjendja e futbollistëve të kombëtares është e mirë.

“Lojtarët e Kombëtares së Kosovës U-21 janë shëndosh e mirë dhe po punojnë me rregullat që i kanë nëpër klubet e tyre ku ata luajnë”, deklaroi ai.

Për fund Prekazi tha se ka biseduar në telefon me Valdrin Mustafën dhe se ai është mirë dhe tashmë ka filluar stërvitjet individuale.

“Deri me tani është vetëm Valdrin Mustafa që ka rezultuar pozitiv me Covid-19, por edhe ai e ka mposhtur virusin dhe kam biseduar më të në telefon, tash është mirë dhe ka filluar stërvitjet individuale të cilat ia ka caktuar klubi i Hanoverit”, përfundoj Rafet Prekazi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

SKANDALI: Pamjet filmike i japin të drejt Ibrës, arbitri Maresca ka bërë gabim të turpshëm!

Zlatan Ibrahimovic u ndëshkua në ndeshjen ndaj Parmës me karton të kuq për protestat ndaj arbitrit Maresca që me sa duket ka gabuar. Pamjet...

Rrëfimi i Simeones: Kam qenë si një baba për këtë lojtar, e desha me patjetër tek Atletico!

Diego Simeone ka dhënë një intervistë për një nga mediat spanjolle së fundmi, ku ka zbuluar disa nga të fshehtat e tij. Trajneri i...

“Do ankohesh tek arbitri tani?!”, Modric acaron Piquen! (VIDEO)

Nervat te lojtarët e Barcelonës pas “El Clasicos” së humbur ndaj Realit u shfaqën qartë. Jo vetëm trajneri Koeman, por edhe lojtarët ishin të...

Reali triumfon në “El Classico”-n me rrebesh shiu, bëhet lider në La Liga

Real Madridi ka triumfuar në një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, duke mposhtur Barcelonën me rezultat 2:1 në “Alfredo...

Recent Comments