No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR BARDHI: NDESHJA ME KOSOVËN DO TË JETË E FORTË DHE E TENSIONUAR

BARDHI: NDESHJA ME KOSOVËN DO TË JETË E FORTË DHE E TENSIONUAR

Mesfushori i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi do të pëlqente që ndeshja e plejofit për Kampionatin Evropian kundër Kosovës të luhet me shikues. Ai vlerëson se ndeshja do të jetë me tension, por duhet kuptuar nga të gjithë se është vetëm sport.

“Mendoj se ndeshjet e tilla duhet të luhen me shikues, sepse janë me shumë rëndësi. Besoj që do të jetë ndeshje shumë e fort dhe me tension. Duhet të kuptoj secili. Futbolli është për t’u shijuar dhe luhet për t’u fituar ndeshja. Andaj le të fitojë më i miri”, ka thënë Bardhi në një intervistë për “Sporti Total” në KTV.

Ai pranon se do të ketë emocione në këto ndeshje, pasi është nip i Kosovës.

“Normal emocionet nuk mund të anashkalohen. Futbolli është sport dhe besoj se të gjithë duhet ta shikojmë në atë mënyrë dhe duhet dhënë maksimumin në fushë. Maqedonia më ka dhënë shumë gjëra, siç ishte edhe Evropiani dhe më ka ndihmuar të jem këtu ku jam. Unë kam lind në Maqedoni. Si ta them, është pak e vështirë për të gjithë ne, por unë jam rrit në Maqedoni dhe është shumë kënaqësi të jem pjesë e Maqedonisë. Jemi gjashtë shqiptarë në përfaqësuese, pra gjysma e përfaqësueses jemi shqiptarë”, ka thënë mesfushori i Levantes. “Unë jam nip i Kosovës dhe nëse do të shkonte Kosova, unë do të gëzohesha, pasi në fund të fundit është futboll dhe le të fitojë më i miri. Por, edhe nëse shkojmë ne, kam dëshirë që Kosova të na kuptojë, ta kuptojë situatën e të gjithë ne që jemi te Maqedonia. Nuk kërkoj përkrahje, por mirëkuptim. Kam dëshirë që ndeshja kundër Kosovës të kalojë në mënyrën më sportive të mundshme. Kosova ka lojtarë shumë të mirë dhe ka kualitet, e po ashtu edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë”.

Ai tregon se ka shikuar ndeshjet e Kosovës dhe vlerëson lartë përfaqësuesen.

“Ne nuk i kemi bërë anaqlizë Kosovës, por unë po flas për vete. Kosovën e kam parë dhe e kam përcjell në shumë ndeshje. Ka përparuar shumë shpejt. Lojtarët që i ka Kosova luajnë në liga shumë të forta dhe janë aktiv. Kjo ka rëndësi shumë të madhe për një përfaqësuese. Janë, Amir Rrahmani, Bersant Celina, Milot Rashica, Vedat Muriqi e Mërgim Vojvoda. Jam i mendimit se ai ekip që bën më së paku gabime do të fitojë”.

Bardhi 24-vjeçar këtë edicion ka luajtur 23 ndeshje në të gjitha garat për Levanten, ndërsa ka shënuar dy gola e asistuar katër tjerë. Ai shquhet për shënime nga gjuajtjet e lira.

“Unë te Levante kam kaluar për të bërë hapin e radhës në karrierë. Levante është shumë e rëndësishme për mua dhe për momentin jam i koncentruar te ky klub. Nëse vjen ndonjë ofertë më e mirë, normalisht se dua të shkojë sa më larg në karrierën time. Prej liga më pëlqejnë La Liga dhe Bundesliga”, ka thënë Bardhi, që ka thënë se golat e shënuar ndaj Barcelonës do t’i mbajë gjithmonë në mend. “Golat ndaj Barcelonës i kam diçka që kurrë nuk kam për t’i harruar dhe do të më shoqërojnë gjithë jetën. Shpresoj të përsëriten”.

Ai ka treguar se si i ri kishte qenë në kontakt edhe me Dritën e Gjilanit.

“Kur kam qenë 15-vjeçar, kishte diçka nga Drita e Gjilanit, por isha i ri për t’u marrë vesh me ta. Ka folur menaxheri im Meriton Berisha, por nuk ka qenë ideja që unë të rri te Shkupi apo diku në Ballkan. Ideja ka qenë që të dalë jashtë. Kështu që pas një viti, në moshën 16-vjeçare më erdhi mundësia në Suedi. Unë nuk jam regjistruar në asnjë klub në atë kohë. Arsyeja e vetme ishte se nëse vjen një klub nga jashtë dhe më kërkon, të mosha kisha probleme me dokumente, por të shkoja drejt. Kjo ka qenë arsyeja që nuk kam nënshkruar me asnjë klub në Maqedoni apo Ballkan”, ka thënë Bardhi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Moratti jep një lajm të keq për tifozët e Interit dhe del kundër ndryshimit të bujshëm

Massimo Moratti ka dhënë një intervistë për Tuttosport, në të cilën ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e Inter-it. Në lidhje me fitoren...

Një portier francez në prova te Ballkani

KF Ballkani vazhdon të mbetet në ndjekje të një portieri për stinorin pranveror. Trajneri i ri, Bledi Shkëmbi nuk bindet vetëm nga Kenan Haxhihamza dhe...

Klopp mahnitet nga Alisson, lavdëron edhe Shaqirin

Jurgen Klopp ka lavdëruar cilësitë e portierit të Liverpool, Alisson. Ai ka folur edhe për vlerën që ka Xherdan Shaqiri gjatë mbrojtjes së titullit...

Torino zyrtarizon trajnerin e ri, emëron një mjeshtër mbijetese

Davide Nicola është trajneri i ri i Torinos, i cili zëvendëson të shkarkuarin Marco Giampaolo. Gjithçka është zyrtare dhe për Nicola do...

Recent Comments