No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA PREMIERE LEAGUE RËNIA E FRIKSHMR E ALEXIS SANCHEZ, JA ÇFARË PO PËRGATIT SOLSKJAER

RËNIA E FRIKSHMR E ALEXIS SANCHEZ, JA ÇFARË PO PËRGATIT SOLSKJAER

Rënia e Alexis Sanchez në vitet e fundit është e frikshme. Sulmuesi nga Kili ka qenë fantastik te Udinese, Barcelona dhe Arsenali, teksa ka shkëlqyer gjithmonë edhe në kombëtare. Janarin e vitit 2018 erdhi transferimi te Manchester United, aty ku humbi çdo aftësi që kishte dhe u transformua në një futbollist normal.

Verën e kaluar u huazua tek Interi. Antonio Conte dhe tifozët shpresonin që 31-vjeçari do të rikthehej në ditët e arta, por shumë pak ndeshje dhe vetëm 1 gol i shënuar. Lukaku-Lautaro Martinez kanë zhvilluar një sezon të madh dhe Sanchez numëron aktivizim në 15 ndeshje në të gjithë kompeticionet.

Fundi i sezonit do e riktheje në ishull te Manchester United. Tashmë nuk e do më askush dhe Ole Gunnar Solskjaer ka një plan që lojtarit nuk do i pëlqejë aspak. The Sun raporton se trajnerin norvegjez nuk e ka aspak në plane dhe do e dërgojë sulmuesin latin të stërvitet me skuadrën e të rinjve.

Shumë keq kur mendon se Alexis Sanchez është futbollisti më i paguar te “Djajtë e Kuq”, por ai nuk ja doli në asnjë moment të justifikonte shpenzimet e mëdha dhe besimin që Manchester United kishte tek ai. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments