Ushtria Çlirimtare e Kosovës, lufta e saj, pasditen e djeshme ka qenë temë shumë e diskutueshme.
Deklaratat e këshilltarit politik të kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.
Deklarata e Gashit kundër UÇK-së, dhënë në T7, kanë bërë bujë edhe në mediet serbe. Kanë qenë të shumtë ata që kanë reaguar kundër tij në Kosovë.
Së fundi një reagim e ka bërë edhe ylli i kombëtares së Kosovës në futboll, Herolind Shala.
Përmes një storie në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Instagram”, Shala ka shkruar se UÇK-ja mbetet krenaria e vendit tonë.
“UÇK-në dhe luftën e pastër të saj s’mund ta njollosë askush. UÇK mbetet krenaria e vendit tonë”, ka shkruar Shala.