No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR GREZDA: ISHA ME FAT QË NË IZOLIM KISHA PARTNEREN AFËR

GREZDA: ISHA ME FAT QË NË IZOLIM KISHA PARTNEREN AFËR

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Eros Grezda e ka kaluar periudhën e izolimit dhe tashmë ka rinisur stërvitjen në fushën e blertë.

25 vjeçari është i lumtur me rifillimin e stërvitjes, pasi ashtu si shumë të tjerë edhe ai e ka vuajtur periudhën e izolimit, por në një farë mënyrë ka pasur edhe fat, pasi në krahë të tij ka pasur edhe Oriola Marashin, me të cilën thuhet se ka një lidhje dashurie.

“Jam në shoqërinë e së dashurës sime dhe po kalojmë shumë bukur. Është më mirë që ta kalosh kohën në shoqërinë e dikujt tjetër, sesa vetëm.

Unë jam Mysliman, por nuk agjëroj në muajin Ramazan për shkak të stërvitjes. Bëj dy herë në ditë stërvitje dhe e kam të pamundur të agjëroj.  Kur ka pasur mundësi dhe kur nuk kam pasur aktivitete kam agjëruar. Feja është një gjë shumë e mirë për shpirtin e një njeriu. Unë personalisht e praktikoj fenë. Më vjen keq që nuk mund të agjëroj por shpresoj që ta kompensoj.

Momentalisht jam në Kroaci dhe kemi nisur stërvitjen dhe mund të them se ky është një lajm shumë i mirë, pasi i jemi rikthyer monotonisë. Si gjithë të tjerët, edhe unë e kam vuajtur këtë periudhë të vështirë. Nuk jam ndalur së bëri stërvitje, por kemi pasur edhe mundësi që të bëjmë aktivitete të ndryshme dhe ta kalojmë kohën”, u shpreh Grezda në “Vizion Plus”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Disiplinori fton klubet borxhli në takim me lojtarët

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami...

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Recent Comments