No menu items!
Ballina SPORTE TJERA MKRS MBËSHTET EDHE 5 ORGANIZATA SPORTIVE, PËRFITOJNË EDHE DARDANËT

MKRS MBËSHTET EDHE 5 ORGANIZATA SPORTIVE, PËRFITOJNË EDHE DARDANËT

Në kuadër të përkrahjes së drejtpërdrejtë të organizatave sportive, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, nënshkroi edhe pesë memorandume bashkëpunimi.

Memorandumet u nënshkruan me Komitetin Paraolimpik të Kosovës, Federatën e Bjeshkatarëve Alpinistë, Federatën e Bilardos, Federatën e Sporteve për të Verbër dhe Organizatën e Tifozerisë Kombëtare ‘Dardanët’.

Memorandumet të cilat u nënshkruan janë në vazhdën e mbështetjes së përvitshme që MKRS-ja bën për organizatat që merren me sport në Republikën e Kosovës dhe mjetet që u ndahen atyre kanë për qëllim që ato t’i realizojnë planet dhe aktivitetet që kanë për objektivë për këtë vit.

Ndër tjera, ministrja Dumoshi i njoftoi drejtuesit e këtyre organizatave sportive se MKRS-ja po bën të pamundurën që t’u gjendet pranë sportistëve në këtë kohë të vështirë nëpër të cilën po kalojmë si pasojë e pandemisë. “Besoj se përkrahja që MKRS-ja po e jep, do ta bëjë më të lehtë tejkalimin e sfidave që po përballeni ju si organizata me veçantitë që keni secila prej jush. Unë si ministre do të angazhohem me të gjitha mundësitë që të dëgjoj dhe përkrah organizatat sportive”, u shpreh ministrja.

Ndërkaq, drejtuesit e organizatave sportive të cilat nënshkruan memorandumet e bashkëpunimit e falënderuan ministren Dumoshi dhe ministrinë për vëmendjen dhe përkrahjen e kushtuar ndaj organizatave sportive në vendin tonë. Ata theksuan se pas qetësimit të gjendjes kur hiqet izolimi do të fillojnë menjëherë aktivitetet dhe përgatitjet që përpos realizimit të garave, pjesëmarrjes në to, do të angazhohen në rritjen e cilësisë dhe korrjen e rezultateve sa më të mëdha.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Devolli flet për fazën përgatitore, përforcimet e janarit si dhe objektivat e klubit

Drenica është njëri ndër klubet që ka pësuar më së shumti ndryshime në afatin kalimtar të janarit. Pikërisht për këtë arsye, kryetrajneri i kësaj...

Premtimet e Armand Dukës dhe Agim Ademit në futboll për 2021

Presidenti i “Federatës Shqiptare të Fubollit” Armand Duka dhe Presidenti i “Federatës të Fubollit të Kosovës” Agim Ademi ishin të ftuarit e...

U hodh shorti për Kupën e Kosovës në futsall

Sot në zyrën e Komisionit të futsallit në prezencë të kryetarit dhe të komisarit të garave është bërë tërheqja shortit për rrethin...

Disiplinori fton klubet borxhli në takim me lojtarët

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami...

Recent Comments