No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR MALDINI: JAM HUMBËSI MË I MADH NË HISTORI

MALDINI: JAM HUMBËSI MË I MADH NË HISTORI

Paolo Maldini është bërë pjesë e intervistave live në Instagram, teksa ditën e djeshme i është bashkuar një bashkëbisedimi me ish sulmuesin e Italisë, Cristian Vieri, ku ka ndarë kujtime të ndryshme, por ka folur edhe për situatën aktuale.

Sipas legjendës së Milanit, duhet gjetur një mënyrë që sezoni të përfundojë, pasi në të kundërt do të kishte pasoja të jashtëzakonshme ekonomike për klubet, ndonëse theksoi se prioritet mbetet shëndeti.

“Natyrisht që prioritet mbetet shëndeti dhe futbolli është një sport kontakti, gjë që e vështirëson edhe më shumë punën. Megjithatë nëse qeveria jep miratimin për rinisjen e stërvitjes, të gjithë duhet të sforcohemi sadopak për të çuar deri në fund sezonit, pasi në të kundërt do të flisnim për pasoja të tmerrshme ekonomike për të gjithë klubet”, deklaroi Maldini.

Ish legjenda e Milanit si futbollist, zbulon se detyrën si drejtues për herë të parë ia propozoi braziliani Leonardo, ndërsa tregon se ishte ndjerë i vetmuar kur ky i fundit kishte vendosur të largohej drejt Parisit.

“Për herë të parë më ka thirrur Leonardo dhe kur mësova se do largohej, fillova të ndjehem i vetëm dhe i pafuqishëm. Megjithatë më vonë erdhën Boban dhe Massara, dy profesionistë që më kanë ndihmuar të kuptoj shumë nga ky rol”, tha Maldini.

Një jetë e tërë me fanellën kuqezi dhe shumë trofe të fituar qoftë kombëtarë, qoftë ndërkombëtarë, por Maldini i befason të gjithë kur e konsideron veten një humbës të madh dhe zbulon pengun për Botërorin e 2006-ës.

“Jam futbollisti më humbës në histori, pasi kam fituar shumë, por nuk i pranoj dot edhe finalet e shumta të humbura. Më 2006-ën Lippi më ftoi të shkoj në Botëror, por unë refuzova dhe më pas ndodhi që Italia fitoi kampionatin”, u shpreh drejtuesi i Milanit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Leeds befason City-n, por humb lojtarin pas ndërhyrjes “horror” (Video)

Pjesa e parë e Manchester City-Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Premier League, është mbyllur me një gol dhe një karton...

Koincidenca e frikshme, Laporta rigjen “El Classico” pas plot 11 vitesh

Nuk është për t’u habitur që Joan Laporta dëshiron ta fitojë përsëri “El Clasico”, ta nisë aty ku e la. Nuk do të jetë...

Real Madridi përgatit planin e detajuar, gati “sulmi” për Mbappe

Real Madridi do të bëjë gjithçka në merkaton e kësaj vere për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappé. Ylli francez preferohet më shumë se...

I dërrmuar nga humbja e nënës, Torreira i lutet Arsenalit: Lejomë të kthehem pranë familjes

Pak më shumë se një javë më parë, Torreira tha mjaft, të paktën përkohësisht me Europën. Ish-mesfushori i Sampdoria nuk ka ndërmend të vazhdojë...

Recent Comments