No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR IBRA NUK DORËZOHET

IBRA NUK DORËZOHET

Zlatan Ibrahimovic mbush 39 vjeç në datë 3 tetor, por kjo nuk është aspak problem për të. Suedezi ndihet akoma i fortë dhe mbetet një bomber i frikshëm edhe në “pleqëri”. Sulmuesi i famshëm është stërvitur këtë periudhë me Hammarby, klub në të cilin është bashkëpronar.

Skuadra suedeze ka zhvilluar një miqësore me Frej në “Tele2 Arena” të Stokholmit dhe Ibra nuk e ka harruar vesin. Vetëm pak minuta i kanë mjaftuar lojtarit të Milanit për të gjetur golin dhe pas ndeshjes ka folur rreth së ardhmes.

Kam një kontratë me Milanin, të shohim si do të përfundojë. Kam thënë që dua të luaj futboll sa më gjatë të jetë e mundur, por kurrë nuk dihet se çfarë mund të ndodhë. Unë jam një person të cilit i pëlqen të performojë. Dua të kontribuoj gjithmonë me diçka nga ato të miat. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaron Zlatan Ibrahimovic, të cilit i përfundon kontrata me klubin italian në fund të këtij sezoni. Opsioni për rinovimin me një tjetër vit ekziston, por duhet të presim akoma për të parë se çfarë do të ndodhë. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Talenti dardan lë Bayernin, qëndron në Bundesliga

Leon Dajaku erdhi te Bayern në vitin 2019 nga Stuttgart si një talent shumë premtues dhe me të ardhme të madhe, por...

Recent Comments