No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR PRISHTINA PËRFITON NGA GRUMBULLIMI I BEKAJT ME KOMBËTAREN

PRISHTINA PËRFITON NGA GRUMBULLIMI I BEKAJT ME KOMBËTAREN

Prishtina pritet të jetë në mesin e 676 klubeve evropiane që do të përfitojnë menjëherë nga një fond milionësh që të enjten e ka ndarë UEFA, Konfederata Evropiane e Futbollit.
Në fakt Prishtinës pritet t’i takojë një hise fare e vogël e fondit prej 70 milionë eurove që UEFA e ndan për klubet e futbollit që i kanë ofruar lojtarët për ndeshjet e Ligës së Kombeve të UEFA-s dhe të kualifikimeve për “Euro 2020”.
Ky fond ishte planifikuar më herët, ndërsa paratë është dashur të ndahen pasi të luhen ndeshjet e plejofit, në të cilat paraqitet edhe Kosova. Por pasi janë shtyrë ndeshjet e plejofit dhe me synim për të ndihmuar klubet në këtë kohë të vështirë, UEFA ka vendosur që menjëherë të bëjë pagesën te klubet.
Prishtina ka ofruar për Kosovën portierin e tretë të përfaqësueses, Visar Bekajn. Bekaj nuk ka luajtur ndonjë ndeshje kualifikuese apo në Ligën e Evropës, por Prishtina megjithatë pritet të ketë pjesën e saj të vogël në fondin shumë të madh të UEFA-s për klube.
UEFA ka njoftuar se 50 milionë euro do të lëshohen për klubet që kanë lëshuar lojtarë për 39 përfaqësuese që nuk janë në plejof. 17,7 milionë euro do të shkojnë te klubet që kanë lëshuar lojtarë për 16 përfaqësuese që marrin pjesë në plejof. Këtu bëjnë pjesë klubet që kanë lëshuar lojtarët për Kosovën, pra edhe Prishtina. Fond tjetër (2,7 milionë) do të ketë pasi të luhen ndeshjet e plejofit për klubet e lojtarëve që ftohen për këto sfida.
Nëse eventualisht Kosova kualifikohet në Evropian, atëherë klubet e lojtarëve të Kosovës (edhe Prishtina), do të përfitojnë shumë më tepër. 130 milionë euro ndanë UEFA për klubet që kanë lojtarë në Evropianin 2020, që mbahet në vitin 2021.
“Do të përfitojnë një numër i madh i klubeve nga e gjithë Evropa. 676 klube nga 55 vendet anëtare do të pranojnë shumën prej 3200 euro deri në 630 mijë euro për kontributin e tyre në kualifikime dhe në ndeshje të Ligës së Evropës për periudhën 2018 – 2020”, ka shkruar UEFA.
Në Ligën e Kombeve në stol në katër ndeshjet e para ishte edhe Faton Maloku, që ishte pjesë e Kukësit.
Bekaj, që vlerësohet lartë te Prishtina ku është portieri i parë, është vazhdimisht në stol te Kosova. Ishte edhe në Ligën e Kombeve e po ashtu në kualifikimet e rregullta. Por nuk ka fituar rastin. Para tij janë Arijanet Muriq e Samir Ujkani, raporton Koha.net.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Turqi, të gjithë të çmendur për Ozil: fluturimi i tij ka qenë më i ndjekuri i të gjithë kohërave

Mesut Ozil i ka dhënë fund aventurës tek Arsenal dhe  shumë shpejt do të luajë për Fenerbahce, skuadra e zemrës së tij pavarësisht se...

Ibrahim Kelmendi akuzon Remzi Ejupin se u zhvati 2.5 milionë

Ibrahim Kelmendi ka dhënë detaje të reja nga konflikti mes Adelina Ismailit dhe Arif Vladit se a i mori para për ta bërë këngën...

Flick komenton “kalimin” e Alaba te Real Madridi

Hansi Flick pranon se David Alaba duket se do të largohet nga Bayern Munich, ndërkohë që “Marca” zbuloi dje marrëveshjen e tij...

Pochettino: Isha shumë pranë transferimit të Messit

Mauricio Pochettino ka zbuluar se ishte afër huazimit të Lionel Messit tek Espanyol, ndërsa qëndroi i heshtur për thashethemet që lidhnin argjentinasin...

Recent Comments