Ish-portieri i Real Madridit, Jerzy Dudek ka sulmuar ashpër Lionel Messin.
Portieri polak që rezultoi një zhgënjim me fanellën “merengues” në librin e tij tregon anën e errët dhe të panjohur të 6 herë fituesit të Topit të Artë.
“Messi ishte fals dhe provokues! Ekzaktësisht si Barcelona e Pep Guardiolas. Ishin gjithmonë gati të provokonin dhe disa herë e arrinin në perfeksion. Dhe kjo i bënte keq Realit të Mourinhos”.
“Nuk e besoja dot që një djalë kaq i qetë dhe me një pamje të ëmbël të ishte kaq i paedukatë”, tregon Jerzy Dudek.