No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR DARDANËT NDIHMOJNË FAMILJET SKAMNORE

DARDANËT NDIHMOJNË FAMILJET SKAMNORE

Tifo-grupi i Kombëtares së Kosovës ‘Dardanët’ kanë marrë iniciativë që t’i ndihmojnë familjet në nevojë në kohë pandemie dhe në prag të Ramazanit.
‘Dardanët’ do të ndihmojnë me pako ushqimore ato familje që kanë nevojë.

Më poshtë keni njoftimin e tifozëve të Kosovës:

Sot, filluam shpërndarjen e pakove ushqimorë dhe higjienike për personat dhe familjet në nevojë. Në këtë kohë pandemie, si asnjëherë më parë duhet të jemi solidarë dhe të bashkuar.

Duke uruar muajin e bekuar të Ramazanit dhe duke dëshiruar gjithë besimtarëve të fesë islame agjërim të lehtë, ne Dardanët tifozët e Kosovës, ftojmë të gjithë qytetarët e vendit për solidaritet, paqe dhe kujdes. Të ndihmojmë ata që kanë nevojë dhe të kujdesemi për njëri tjetrin.

Me kujdes të shtuar dhe me respektimin e udhëzimeve të organeve kompetente të Kosovës, do t’a mposhtim edhe pandeminë.

Njëkohësisht, përzemërsisht përshëndesim gjithë futbollistët dhe futbolldashësit e Kosovës anembanë botës.

Ëndrra e Kosovës në Euro2020 vazhdon.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

U hodh shorti për Kupën e Kosovës në futsall

Sot në zyrën e Komisionit të futsallit në prezencë të kryetarit dhe të komisarit të garave është bërë tërheqja shortit për rrethin...

Disiplinori fton klubet borxhli në takim me lojtarët

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami...

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Recent Comments