Çështja e Milot Rashicës pritet të jetë një nga më të diskutueshmet gjatë afatit kalimtar veror.
Kjo falë formës së mirë që po kalon ylli kosovar me skuadrën e Werder Bremen, derisa ka zgjuar interesimin e top skuadrave evropiane, përfshirë edhe Liverpoolin.
Largimi duket i pashmangshëm në verë, mirëpo SportBild raporton se RB Leipzig është skuadra që është më afër nënshkrimit të 23-vjeçarit, përcjell lajmi.net.
E përditshmja gjermane gjithashtu zbulon klauzolën e veçantë të Rashicës me Werder.
Nëse Werder bie nga Bundesliga, atëherë ylli vushtrrias mund të largohet për vetëm 15 milionë euro, ashtu siç parashikohet në kontratën e tij.
Trajneri Julian Nagelsmann tashmë ka biseduar me Rashicën, derisa aktualisht çmimi i tij është rreth 38 milionë eurove.
Rashica mund të zyrtarizohet te Leipzig, pas kalimit të Timo Werner te Bayern.