Federata Rumune e Futbollit po mendon që të vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit në Turqi.
Për shkak të gjendjes së rënduar në Rumani nga Koronavirusi, shumë prej klubeve të rangut të elitës rumune po kryejnë përgatitjet në resortet e Turqisë.
Ditën e sotme Federata Rumune komunikoi me të gjitha klubet rreth përgatitjeve për rinisjen e këtij sezoni futbollistik.
Klubeve u është dhënë urdhër që të kryejnë përgatitje për 3 javë, por është marrë parasysh se ndeshjet e mbetura të këtij edicioni mund të luhen edhe në Turqi, nëse nuk përmirësohet situata shëndetësore në Rumani prej Koronavirusit.
Nga ana tjetër, Federata Rumune ka planifikuar që ky sezon të rifillojë në 6 qershor dhe të përfundojë në 26 korrik.