No menu items!
Ballina SUPERLIGA ISH-PORTIERI I DRITËS ME APEL NGA KANADA

ISH-PORTIERI I DRITËS ME APEL NGA KANADA

Futbolli evropian dhe ai botëror pritet me shumë gjasë që në fundin e muajit maj të starton me ndeshjet kampionale të cilat ishin pezulluar më shumë se një muaj më parë, si shkak i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

Kurse, sportistët gjatë kësaj kohe po vazhdojnë përgatitjet individuale në ambiente shtëpie, njëkohësisht po apelojnë për qëndrim brenda me qëllim të kalimit të kësaj situate sa më parë.

Apelim për qëndrim në shtëpi nga Kanada ka bërë edhe ish-portieri legjendar i Dritës, Artan Latifi.

Më poshtë postimi i bërë në faqen zyrtare të Intelektualëve, e që është shkrimi i Latifit:

Përshëndetje nga Artan Latifi .

Nga Kanada po ju shkruaj për iniciativën ” rri n’shpi , bardh e kaltërt ! ”

Intelektualë tifozët më të veqant në botë, në emër timin ju lutem të qëndroni në këtë kohë pandemie në shtëpit e juaja , në shtëpit ku mbizotron vetëm ngjyra bardh e kaltërt, ne ishim dhe do të jemi gjithmonë pranë DRITËS por nëse dëshirojmë që të na kthehet Drita përsëri me Intelektualët na duhet të qëndrojme të mbyllur në shtëpit e tona .

Drita do të rikthehet përsëri, e Intelektualët i duhen klubit, rrini në shtëpi, kjo pandemi do të largohet e Drita me Intelektualët do të mbeten gjithmonë .

Me shpresën më të madhe se do të jeni të gjithë mirë, me shumë dashuri Artan Latifi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Rashkaj e pranon se karrierës së tij te Kosova po i vjen fundi

Transferimi në kategorinë e dytë të Suedisë pritet të zvogëlojë gjasat që Anel Rashkaj të marrë ftesë tjetër nga Përfaqësuesja e Kosovës...

Vedat Muriqi ‘hero’, e dërgon Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio ka shënuar fitore ndaj Parmas me rezultat 2-1 në kuadër të 1/16 të Kupës së Italisë, duke kaluar në çerekfinale.

Malisheva i vë zjarrin merkatos në futbollin kosovar

Skuadra pretendente për inkuadrim në Superligë sapo ka zyrtarizuar shtatë super përforcime, shkruan Olle. Lajmi për Viktor Kukën që...

Rashkaj bëhet me skuadër të re

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj ka nënshkruar kontratë me klubin e tij të ri. Rashkaj do të...

Recent Comments