No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR ADEMI: RIFILLIMI I SEZONIT NUK VARET NGA NE POR NGA GJENDJA E...

ADEMI: RIFILLIMI I SEZONIT NUK VARET NGA NE POR NGA GJENDJA E PANDEMISË

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e pranon se akoma nuk e ka të qartë se çfarë do të ndodhë me sezonin 2019/20 në Ipko Superligë, për shkak të pasigurisë së shkaktuar nga pandemia koronavirus në vend, edhe pse UEFA e ka caktuar 31 korrikun si afatin e fundit për përfundimin e kampionateve vendore.   

Presidenti i organit qeverisës së futbollit në Kosovë, Agim Ademi, ka thënë për Gazetën Express se nuk mund të japë ndonjë mendim kur mund të rifillojë sezoni por siguroi se ai do të ndodhë atëherë kur rekomandon Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.

UEFA dhe Shoqata e Klubeve Evropiane (ECA) janë pajtuar për përfundimin e të gjitha ligave vendore evropiane deri në fund të muajit korrik, në mënyrë që muaji gusht të jetë i lirë për zhvillimin e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Ipko Superliga e Kosovës u ndërpre në fillim të marsit, pas rasteve të para të konfirmuar në vend me Covid-19, dhe nuk dihet ende se kur mund të rifillojë. Klubet ende nuk janë rikthyer në stërvitje, që nënkupton se futbolli nuk mund të rikthehet para muajit qershor.

Mbi 600 persona janë prekur me Covid-19 në Kosovë, ndërsa 18 kanë vdekur deri më tani. Po ashtu, dy futbollistë të ekipit të të rinjve të Ballkanit janë të prekur me koronavirus.

Deri më tani asnjë futbollistë i Superligës nuk është prekur nga kjo sëmundje.

Masat kufizuese të vendosura nga Qeveria e Kosovës janë në fuqi deri më 4 maj dhe nëse ato nuk zgjaten, atëherë klubet mund t’iu rikthehet stërvitjeve.

Por kjo do të varet nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, e pranon Ademi.

“Rifillimi i sezonit nuk varet nga ne por nga gjendja e pandemisë në vend. Ne nuk mund të vendosim (për t’iu kthyer futbollit) pa rekomandimet e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë Ademi për Gazetën Express.

UEFA, në mbledhjen e së martës dhe 55 shoqatat, përfshirë FFK-në, vendosi që do të ketë raste të veçantat kur federatave do t’iu lejohet t’i anulojnë tërësisht sezonet nëse situata me koronavirus nuk përmirësohet në ato vende.

Po ashtu, organi qeverisës i futbollit evropian ka theksuar se, nëse sezoni në ndonjë vend përfundon para kohe siç ka ndodhur në Belgjikë dhe Holandë, atëherë do t’ua lërë në dorë federatave përkatëse të vendosin vetë për kampionatet e tyre.

Liga elitare kosovare i ka edhe 11 javë të mbetura, me Ballkanin që prin me 44 pikë, një më shumë se Drita në vendin e dytë.

Por Ademi këmbëngul se, edhe nëse sezoni përfundon para kohe në Kosovë, prapë do t’i drejtohet UEFA-s për të vendosur se si të veprojë.

“Ne nuk mund të marrim vendim vetë për këtë sepse kampionati duhet të përfundojë në atë format siç ka nisur, sepse kështu kërkon UEFA. Nëse kampionati nuk mund të përfundohet, ne do t’i drejtohemi UEFA-s”, shtoi Ademi.

Në këtë rast, FFK-ja do të duhej të vendoste se kë ta shpallë kampion, cilat klube të bien nga Superliga dhe cilat të shkojnë në garat evropiane, apo ta shpallë ta pavlefshëm kampionatin e sivjetmë.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do ta mbajë një video-konferencë këtë të enjte, pra nesër, për të diskutuar dhe për të marrë vendime të reja në lidhje me gjendjen e futbollit evropian gjatë pandemisë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Apeli hedh poshtë ankimimin e Barçës, Messi mungon edhe ndaj Elches

Komisioni i Apelit në Federatën Spanjolle të Futbollit, ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Barcelona, ku kërkohej uljen e dënimit të...

Rashkaj e pranon se karrierës së tij te Kosova po i vjen fundi

Transferimi në kategorinë e dytë të Suedisë pritet të zvogëlojë gjasat që Anel Rashkaj të marrë ftesë tjetër nga Përfaqësuesja e Kosovës...

Vedat Muriqi ‘hero’, e dërgon Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio ka shënuar fitore ndaj Parmas me rezultat 2-1 në kuadër të 1/16 të Kupës së Italisë, duke kaluar në çerekfinale.

Malisheva i vë zjarrin merkatos në futbollin kosovar

Skuadra pretendente për inkuadrim në Superligë sapo ka zyrtarizuar shtatë super përforcime, shkruan Olle. Lajmi për Viktor Kukën që...

Recent Comments