No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK TREGON DETAJET NGA VIDEO-KONFERENCA ME UEFA-N

FFK TREGON DETAJET NGA VIDEO-KONFERENCA ME UEFA-N

Sot është mbajtur video-konferenca e dytë e UEFA-s me 55 federatat e saj anëtare, me pjesëmarrjen e Sekretarëve të Përgjithshëm, e ku FFK-në e përfaqësoi Sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu, teksa konferencën e ndoqi edhe presidenti Agim Ademi. Fillimisht të gjitha federatat anëtare i përshëndeti presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili i falënderoi ato për masat e ndërmarra në luftimin e pandemisë Covid-19 dhe për kujdesin e treguar ndaj komunitetit të futbollit.

Gjatë kësaj video-konference UEFA bëri të qartë se duhet bërë të gjitha përgatitjet për rifillimin e garave, derisa u diskutuan edhe opsionet e ndryshme në lidhje me kalendarin e garave në vazhdim. Tema e parë e diskutimit ishte zhvillimi i ndeshjeve të Kombëtareve në UEFA Nations League në muajt shtator, tetor dhe nëntor, si dhe ndeshjet e ‘play-off’-it për Kampionatin Evropian. Fillimisht ishte paraparë që ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë dhe ndeshjet e tjera të “play-off”-it të luheshin në shtator, por të gjitha federatat pjesëmarrëse të këtij ‘play-off”-i e shprehën qëndrimin e tyre që ato të luhen në tetor ose nëntor, për çka tashmë i mbetet Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që në mbledhjen që do të mbajë të enjten të del me qëndrimin përfundimtar.

Temë e dytë e diskutimit ishte çështja e rifillimit të kampionateve dhe ndeshjet parakualifikuese për edicionin e ri në Champions League dhe Europa League. Me këtë rast, UEFA u dha afat federatave anëtare të saj që kampionatet t’i përfundojnë më së largu deri më 20 korrik. Prandaj, tashmë Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë përgatitjet për rifillimin e garave, por normalisht se për këtë çështje do të ketë konsultime të vazhdueshme me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Sportit.

Gjithsesi, rifillimi i kampionatit të Kosovës por edhe vendeve tjera të regjionit do të varet nga ecuria e pandemisë Covid-19 dhe gjendja e përgjithshme e shëndetësisë në vend.
FFK do t’i njoftojë klubet me kohë lidhur me vendimin për rifillimin e garave dhe do t’i japë atyre kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur përpara se të rinisin garat.

Gjatë kësaj video-konference është diskutuar edhe çështja e futbollit të femrave, si dhe e grupmoshave U-21, U-19 dhe në futsall, ku shumica e ndeshjeve pritet të shtyhen, por disa do të luhen në kohë të përshtatshme.
U bisedua edhe çështja e afatit kalimtar dhe vazhdimit të kontratave, ku FIFA si kompetente për statusin e lojtarëve sugjeroi fuqishëm vazhdimin e kontratave përtej qershorit, duke i ftuar klubet dhe futbollistet të gjejnë mirëkuptim ndërmjet vete.

Ajo çfarë është me rëndësi për UEFA-n dhe anëtaret e saj është që Champions League dhe Europa League të vazhdojnë, pasi janë burimi kryesor i të ardhurave dhe në rast të ndërprerjes atëherë do të rrezikohej e tërë struktura e UEFA-s dhe programi zhvillimor i federatave ‘HatTrick’.

Ndeshjet fillimisht është paraparë të zhvillohen pa praninë e shikuesve dhe më pas varësisht prej rrethanave do të merren vendimet e reja.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Drita fiton bindshëm ndaj Llapit

Kampionia në fuqi Drita ka shënuar fitore me rezultat bindës të dielën në stadiumin “Zahir Pajazit” në Podujevë, ndaj Llapit 4:2.

Recent Comments