No menu items!
Ballina SUPERLIGA ERDIN HASHANI: FUTBOLLI NUK DO TË JETË I NJËJTË PAS KORONAVIRUSIT

ERDIN HASHANI: FUTBOLLI NUK DO TË JETË I NJËJTË PAS KORONAVIRUSIT

Kanë kaluar më shumë se një muaj që kur u pezullua futbolli në të gjithë Evropën, shkak i përhapjes së pandemisë botërore të quajtur koronavirus.

Nuk dihet se kur mund të rifillojnë ligat evropiane, por UEFA është e bindur se ato do të vazhdojnë.

Madje sot në një video-konferencë UEFA se bashku me 55 anëtaret e saj janë marr vesh që kampionatet duhet vazhduar dhe përfunduar deri me 20 korrik, por edhe një herë e kanë ripërsëritur se rifillimi do të varet nga Covid-19.

Futbolli pritet të rifilloj sipas shumicës së komunitetit sportiv, por tashmë është një pikëpyetje se a do të jetë i njëjtë pas koronavirusit, duke ditur se do të kalojnë më shumë se 2 muaj që nga pezullimi.

Lidhur më këtë inFokus ka marrë një prononcim të trajnerit dhe analist të njohur kosovar, Erdin Hashanit.

Hashani mendon se futbolli pas koronavirusit nuk do të jetë i njëjtë, thotë se virusi ka ndikuar në aspektin psikologjik dhe fizik të futbollistëve.

“Mendoj që futbolli nuk do të jetë i njëjtë pas koronavirusit për shkak se kjo gjendje ka ndikuar shumë në aspektin psikologjik edhe në aspektin fizik. Duhet 6 javë që një futbollist me u përgatitë fizikisht dhe ne nuk e kemi atë kohë që me bë një përgatitje të tillë, kështu që unë mendoj që do ti kemi kohë vetëm 2 javë për para se të rifilloj kampionati. Mendoj që do të kemi kohë për përgatitje fizike e kjo nuk është e mjaftueshme”, tha fillimisht Hashani.

Ai thotë se ritmi i lojës nuk do të jetë i lartë për shkak të përgatitjes fizike, shpreson të mos ketë shumë lëndime, pasi shumica e lëndimeve vinë nga përgatitja jo e mirë fizike.

“Mendoj që ritmi i lojës nuk ka me qenë i lartë për shkak të përgatitjes fizike, edhe shpresoj që mos të ketë shumë lëndime, sepse siç dihet lëndimet vinë shumica nga përgatitja jo e mirë fizike”, deklaroi ai.

Për fund Hashani tha se më shumë mundësi gjirot e mbetura do të zhvillohen pa tifozë dhe se kjo do të jetë një hendikep i madh për futbollistët, pasi publiku për lojtarët është motiv shumë i madh.

“Shpresoj që kjo gjendje sa ma shpejt të kaloj, sepse të gjithëve neve që merremi me futboll shumë po na mungon futbolli, dhe mos të harrojmë që do të jetë shumë me ndryshe, sepse me shumë mundësi këto gjirot e mbetura kanë me qenë pa pranin e publikut edhe normal futbolli është shume me i varfër pa pranin e publikut. Kjo ka me qenë një hendikep shume i madh për futbollistët, sepse siç dihet publiku për futbollistët është motiv shumë i madh”, përfundoj Erdin Hashani.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ramadani flet para duelit me Dritën

FC Prishtina tash e disa ditë ndodhet në Antalia të Turqisë për përgatitje intensive për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar,...

Muriqi: Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola

Vedat Muriqi ka folur pas fitores ndaj Parmas në kuadër të Coppa Italia të cilën ishte bërë protagonist. Muriqi...

Ja si duket trofeu i Superkupës

Superkupa e Kosovës  për herë të parë do të zhvillohet jashtë kufijve ‘dardan’. Përballë njëra tjetrës në Antalia do të vihen skuadra...

Agim Ademi i përgjigjet pyetjeve të Luana Vjollcës në “After Party”

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

Recent Comments