No menu items!
Ballina SUPERLIGA BYLBYL SOKOLI FLET PËR FUTBOLLIN PAS PANDEMISË

BYLBYL SOKOLI FLET PËR FUTBOLLIN PAS PANDEMISË

Anulimi apo rifillimi i kampionatit janë temat më të përfolura ditëve të fundit në opinionin sportiv kosovar, shkruan inFokus.

Nëse vazhdohen ligat evropiane atëherë me gjasë ndeshjet do të zhvillohen pa shikues shkak i Covid-19.

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka folur rreth rifillimit të kampionatit, mënyra se si mund të vazhdojnë ligat evropiane si dhe për prezencën e tifozëve në stadiume pas vazhdimit të kampionateve.

Sokoli thotë se ka propozime të ndryshme, disa mendojnë që kampionati të vazhdoj, disa thonë të ndërpritet.

“Aktualisht ka shumë propozime se si duhet të vazhdojnë kampionatet dhe ligat evropiane. Disa mendojnë se duhet të ndërpritet, të tjerët të përfundojnë me ndonjë garë shumë të shpejtë”, tha fillimisht Sokoli i njohur si ‘Proffa’.

Ish-trajneri i shumë skuadrave në Kosovë thotë se kampionati do të përfundoj me se largu deri në fund të gushtit, shton se ndeshjet do të zhvillohen çdo tri ditë.

“Garat në kampionatet kombëtare do të zhvillohen pa prezencën e publikut dhe do të përfundojnë maksimumi deri në fund të gushtit. Po ashtu edhe ligat evropiane do të zhvillohen pa prezencën e publikut dhe do të luhen me ndonjë sistem të përshpejtuar ( çdo 3 ditë), kurse kampionati i ri mund të vazhdoj me publik (të reduktuar), me masa te ndryshme të sigurisë”, deklaroi ai.

Për fund Sokoli tha se shkak i kësaj pandemie shumë klube mund të bankrotojnë, si dhe deklaroi se në Kosovë ndeshjet mund të zhvillohen pa prezencën e tifozëve deri në fund të vitit.

“Në vitin e ardhshëm presim vaksinën kundër Covid-19 dhe dalëngadalë kthimin në normalitet. Mund të ndodhë që gjatë kësaj periudhe shumë klube të bankrotojnë. Ne Kosovë presim të normalizohet situata tek në vitin e ardhshëm, kurse garat do të zhvillohen pa prezencën e publikut deri në fund të vitit”, përfundoj Bylbyl Sokoli.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Leeds befason City-n, por humb lojtarin pas ndërhyrjes “horror” (Video)

Pjesa e parë e Manchester City-Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Premier League, është mbyllur me një gol dhe një karton...

Koincidenca e frikshme, Laporta rigjen “El Classico” pas plot 11 vitesh

Nuk është për t’u habitur që Joan Laporta dëshiron ta fitojë përsëri “El Clasico”, ta nisë aty ku e la. Nuk do të jetë...

Real Madridi përgatit planin e detajuar, gati “sulmi” për Mbappe

Real Madridi do të bëjë gjithçka në merkaton e kësaj vere për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappé. Ylli francez preferohet më shumë se...

I dërrmuar nga humbja e nënës, Torreira i lutet Arsenalit: Lejomë të kthehem pranë familjes

Pak më shumë se një javë më parë, Torreira tha mjaft, të paktën përkohësisht me Europën. Ish-mesfushori i Sampdoria nuk ka ndërmend të vazhdojë...

Recent Comments