No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR ZENELI: BESOJ NË REALIZIMINE ËNDRRËS ME KOSOVËN

ZENELI: BESOJ NË REALIZIMINE ËNDRRËS ME KOSOVËN

Arbër Zeneli ka pritur gjatë për t’u kthyer në fushë. Gati nëntë muaj pasi këputi ligamentet e gjurit të djathtë, sulmuesi anësor i ekipit Stade de Reims u rikthye në fund të shkurtit dhe luajti pesë minutat e fundit në ndeshjen kampionale kundër Monacos (1:1).

Në fakt, këto janë pesë minutat e para të tij këtë edicioni në elitën e futbollit të Francës, derisa ende nuk e ka djersitur për asnjë minutë fanellën e përfaqësueses së Kosovës.

Zeneli u lëndua rëndë në qershorin e vitit të kaluar në ndeshjen që “dardanët” e zhvilluan kundër Malit të Zi në Podgoricë, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian që është shtyrë për vitin 2021 shkaku i koronavirusit.

Futbollisti më i mirë në Kosovë për vitin 2018, i shpallur nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), në një intervistë për KOHËN ka thënë se ka qenë gati t’i tregojë vlerat e tij qysh tash si me klubin francez ashtu edhe me Kosovën. Por, kampionati i Francës është pezulluar, ashtu si edhe në gjithë Evropën, përveç në Bjellorusi, si dhe ndeshja e plejofit e Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut në një datë të pacaktuar. Madje Zeneli beson se Kosova mund të sigurojë plasmanin në Evropian.

“Lëndimin e kam kaluar krejtësisht dhe mezi pres të rifilloj me lojtarët si në klub ashtu edhe në kombëtaren e Kosovës. Më kanë munguar shumë ndeshjet, por unë do të mundohem ta harroj të kaluarën time për t’u fokusuar për të ardhmen. Nuk do ta zhgënjej babin tim e as popullin e Kosovës. Kam shumë besim se mund ta realizojmë ëndrrën tonë që kemi dhe me Kosovën të kualifikohemi në Evropian”, ka thënë Zeneli.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Leeds befason City-n, por humb lojtarin pas ndërhyrjes “horror” (Video)

Pjesa e parë e Manchester City-Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Premier League, është mbyllur me një gol dhe një karton...

Koincidenca e frikshme, Laporta rigjen “El Classico” pas plot 11 vitesh

Nuk është për t’u habitur që Joan Laporta dëshiron ta fitojë përsëri “El Clasico”, ta nisë aty ku e la. Nuk do të jetë...

Real Madridi përgatit planin e detajuar, gati “sulmi” për Mbappe

Real Madridi do të bëjë gjithçka në merkaton e kësaj vere për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappé. Ylli francez preferohet më shumë se...

I dërrmuar nga humbja e nënës, Torreira i lutet Arsenalit: Lejomë të kthehem pranë familjes

Pak më shumë se një javë më parë, Torreira tha mjaft, të paktën përkohësisht me Europën. Ish-mesfushori i Sampdoria nuk ka ndërmend të vazhdojë...

Recent Comments