No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR YMERI: BALLKANI E MERITON TITULLIN NËSE NUK VAZHDON KAMPIONATI

YMERI: BALLKANI E MERITON TITULLIN NËSE NUK VAZHDON KAMPIONATI

Koronavirusi ka bërë që futbolli kosovar tashmë e 40 ditë të jetë i bllokuar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për një gjë të tillë, si shenj parandalimi të kësaj pandemie. Kjo ka bërë që rifillimi i kampionatit kosovar të bëhet në pikë-pytje nga njohësit e futbollit, pasi disa prej tyre konsiderojnë si të rrezikshëm nisjen e ndeshjeve. Për këtë situatë dhe për çështjen e pagave për Gazeta Olle ka folur gardiani i Drenicës, Arion Ymeri. Sipas tij, nëse kampionati anulohet atëherë Ballkani meriton të bëhet kampion. “Së pari shpresoj që situata të fillon të normalizohet dhe të kalojmë edhe këtë kohë të vështirë që po përballemi me pandemi si gjithë bota”, tha fillimisht Ymeri. “Unë besoj që kampionati do të vazhdon sepse po nuk është mirë të anulohet duke e pasur parasysh edhe lajmet e ndryshme nga Evropa që shumë skuadra po planifikojnë t’i fillojnë stërvitjet. Mendoj që edhe te ne do të vjen koha shpejt që të vazhdon kampionati dhe të përfundon si është më së miri”, shtoi tutje gardiani drenicas. “Ndryshe në rast se anulohet kampionati atëherë do të jetë e vështirë edhe për FFK-në sepse për çdo vendim që merr do të ketë pakënaqësi dhe probleme me pjesën e poshtme të tabelës sepse ka ekipe që në zonën e kuqe janë futur në lojët e fundit dhe normalisht që do të ishte e rëndë për to të largohet nga liga. Ndërsa për pjesën e epërme të tabelës unë mendoj që Ballkani meriton të shpallet kampion sepse gjithë kohën ka qenë në vendin aktual dhe ka luajtur futboll mjaft të bukur dhe po çuditem me disa analistë që po deklarojnë se nuk e meriton titullin kampion nëse anulohet kampionati”, shtoi ai. Për fund, Ymeri ka komentuar edhe çështjen e pagave, ku tregon se skuadra ku ai luan, Drenica, ende nuk i ka kryer obligimet e muajit prill ndaj tyre. “Në këto kohë tashmë po dihen vështirësitë që janë dhe disa klube po gjenden në probleme të mëdha financiare, disa po shohim që nuk kanë fare buxhet vjetor dhe problemi më i madh është pikërisht te këto ekipe që kanë vetëm buxhet mujor. Ne me klubin ende nuk kemi diskutuar për pagat, na është thënë se këtë javë do të bëhet transferimi i pagave në kontot tona dhe shpresojë të jenë 100 për qind sepse siç e dimë ne nuk mund tëkrahasohemi me lojtarët evropian pasi i dimë edhe kushtet që kemi në futbollin kosovar”, përfundoj Ymeri.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Reali triumfon në “El Classico”-n me rrebesh shiu, bëhet lider në La Liga

Real Madridi ka triumfuar në një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, duke mposhtur Barcelonën me rezultat 2:1 në “Alfredo...

Zhegrova i papërmbajtshëm, shënon dy gola për Baselin

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka pasur sonte një paraqitje spektakolare në fanellën e Baselit duke i shënuar dy gola.

Chelsea shënon me mbrojtësin rekordmen, Dortmund ndëshkohet nga Stuttgart (VIDEO)

Chelsea e ka mbyllur pjesën e parë me shifrat 0-3 ndaj Crystal Palace, duke konfirmuar formën perfekte. Pas dy golave të shpejtë të Havertz dhe...

PSG mposht Strasbourg me lehtësi, gol dhe asist për Mbappe (Video)

PSG ka mundur 4-1 Strasbourg në javën e 32-të të Ligue 1. Protagonisti i sfidës së luajtur në Stade de la Meinau ka qenë Kylian...

Recent Comments