Sulmuesi i Prishtinës, Leonit Abazi mendon dhe shpreson se kampionati do të zhvillohet deri në fund..
Abazi në një intervistë për “inFokus” ka thënë se nëse anulohet kampionati atëherë UEFA-s i takon të vendos se a duhet që të shpallet i pavlefshëm apo me tabelën aktuale.
“Besoj dhe shpresoj që kampionati do të vazhdoj, ndërsa sa i përket a të shpallet i pavlefshëm apo me tabelën aktuale, kjo punë i takon UEFA-s dhe ata do të vendosin”, u shpreh ai.
Sa i përket uljeve pagave Abazi mendon se në bashkëpunim me klubin duhet të merret zgjidhja më e mirë për të gjithë.
“Sa i përket uljeve të pagave mendoj se në bashkëpunim me klubin duhet ta marrim një zgjidhje sa më të mirë për të gjithë, por sigurisht që me kryesorja është shëndeti dhe të kaloj sa më shpejt kjo pandemi”, përfundoj Leonit Abazi.