No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR UEFA PLANIFIKON QË CHAMPIONSI TË LUHET NË GUSHT

UEFA PLANIFIKON QË CHAMPIONSI TË LUHET NË GUSHT

UEFA ka një plan të qartë për datat se kur do të rifillojë dhe kur do të mbyllet ky edicion i Champions League dhe Europa League. Sipas Sky Sports vazhdimi i këtyre dy kompeticioneve do të bëhet i mundur në gusht dhe do të mbyllet po brenda këtij muaji.

Ndeshjet e kthimit në 1/8 e Champions League parashikohen të zhvillohen më 7 dhe 8 gusht ndërsa më pas ekipet që do të kualifikohen në fazën çerekfinale do t’i nënshtrohen një turi të vërtetë force teksa janë të detyruar të luajnë çdo 3 ditë, datat e parashikuara janë më 11 dhe 12 gusht dhe ndeshjet e kthimit më 14 dhe 15 gusht.

Sfidat gjysmëfinale parashikohen të luhen më 18-19 dhe ndeshjet e kthimit më 21-22 gusht. Finalja e madhe, nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, pritet të luhet më 29 gusht në Stamboll. Europa League pritet të rifillojë në 2-3 gusht dhe finalja do të jetë në 27 gusht.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kreu i FFK-së ngushëllon Dardanët

Prishtinë, 2 mars, 2021 E nderuara familje e Berat Rexhës! Të nderuar drejtues dhe anëtarë të...

Ndryshon orari i ndeshjes Ballkani – Drenica

Ndeshja e javës së 23-të e Superligës ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës, do të zhvillohet ditën e premte, më 5 mars, në orën...

Bartomeu para gjykatës, çështja mund të jetë edhe më serioze

Pasi kaloi natën në stacionin e policisë Les Corts, Josep Maria Bartomeu, ish-presidenti i Barcelonës, u transferua këtë të martë në mëngjes...

Schalke 04 shkarkoi trajnerin e radhës, Mustafi udhëhoqi “revoltën”

Schalke 04 në këtë sezon po përjeton periudhë shumë të vështirë. Ata renditen në vendet e fundit dhe në këtë situatë, që...

Recent Comments