No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR MANCINI: KA ARDHUR KOHA T'I RIKTHEHEMI FUTBOLLIT

MANCINI: KA ARDHUR KOHA T’I RIKTHEHEMI FUTBOLLIT

Roberto Mancini ndjen dhimbje për jetët e humbura nga koronavirusi, por shpreson që futbolli të rinisë. Trajneri i kombëtares italiane analizon situatën e krijuar në një prononcim për Corriere dello Sport dhe shpjegon se pse duhet të fillojnë aktivitetet e ndryshme, mes tyre edhe ato sportive. “Shpresoj t’i rikthehemi shpejt jetës normale dhe ky moment dramatik të kthehet në një kujtim shumë të keq.

Nënkuptoj lirinë për të vepruar, për të menduar, për të patur marrëdhënie shoqërore dhe për të bërë sport. Tragjedia është e madhe, e papritur dhe e tmerrshme. Respekt maksimal për njerëzit që kanë humbur jetën, familjarët dhe ata që po menaxhojnë këtë situatë. E kam thënë gjithmonë që shëndeti vjen i pari, por ka ardhur momenti të rinisemi.

Ka qenë një vit i tmerrshëm, 2020 na zuri të gjithëve të papërgatitur. Duhet të gjejmë një zgjidhje, jeta duhet të rifillojë përsëri, mbase në një mënyrë tjetër. Përveç mbylljes së shumë kompanive dhe falimentimit të bizneseve, nuk duhet të harrojmë depresionin e krijuar. Duhet të merremi me të, njerëzit janë lodhur jashtë mase”, përfundon Mancini.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Peja pëson humbje nga Ponte Prizreni

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 89:81 (21:24, 25:18, 23:16, 20:23), në kuadër të javës së 17-të në Superligën...

Presidenti i FFK-së: Shpresoj që së shpejti të kthehen tifozët, janë hijeshia e kampionatit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar FC Prishtina për suksesin e arrirur sot në ndeshjen e Superkupës, por njëherësh ka përgëzuar edhe futbollistët...

Sigal Prishtina mposht Rahovecin

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Rahovecit në udhëtim 75:93 (16:19, 27:23, 15:22, 17:29), në kuadër të javës së 17-të në Superligën...

A do të luhet gjithmonë Superkupa në Turqi? – përgjigjet Agim Ademi

Prishtina fitoi Superkupën e Kosovës pasi triumfoi ndaj Dritës. Rezultati përfundimtar i takimit ishte 3-1 në favor të kryeqytetasëve me takimin që ishte shumë...

Recent Comments