No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR KREU NGUSHËLLON FAMILJEN E BAHRI SHEMSEDINIT

KREU NGUSHËLLON FAMILJEN E BAHRI SHEMSEDINIT

Sot në moshën 83-vjeçare ka ndërruar jetë Bahri Shemsedini, ish- futbollist dhe ish-trajner në klubet e futbollit në Ferizaj. Familjen e të ndjerit e ka ngushëlluar edhe kreu i FFK-së, Agim Ademi.

Telegram ngushëllimi për Familjen e Bahri Shemsedinit!

Prishtinë, 19 prill, 2020

E nderuara Familje e Bahri Shemsedinit!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit ferizajas, Bahri Shemsedini, në moshën 83-vjeçe, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Kontributi i Bahriut në futbollin e Kosovës ishte i jashtëzakonshëm dhe shumë dimensional, si në kohën kur ishte futbollist e gjithashtu edhe si trajner, veçmas në kohën e mëvetësimit. Bahriu ishte sportist me virtyte të larta dhe që asnjëherë nuk ngurroi që të japë këshilla për brezat e rinj të futbollit!

Gjatë tërë kohës sa shërbeu në futboll u dallua si punëtor i madh, teksa gëzoi respekt jo vetëm në Ferizaj por kudo, andaj vepra dhe kontributi i tij në futboll do të mbesin gjithmonë në kujtesën e dashamirëve të këtij sporti.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ramadani flet para duelit me Dritën

FC Prishtina tash e disa ditë ndodhet në Antalia të Turqisë për përgatitje intensive për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar,...

Muriqi: Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola

Vedat Muriqi ka folur pas fitores ndaj Parmas në kuadër të Coppa Italia të cilën ishte bërë protagonist. Muriqi...

Ja si duket trofeu i Superkupës

Superkupa e Kosovës  për herë të parë do të zhvillohet jashtë kufijve ‘dardan’. Përballë njëra tjetrës në Antalia do të vihen skuadra...

Agim Ademi i përgjigjet pyetjeve të Luana Vjollcës në “After Party”

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

Recent Comments