No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR GARCIA: ORARI I NGJESHUR DO T'I SHKATËRROJË FUTBOLLISTËT

GARCIA: ORARI I NGJESHUR DO T’I SHKATËRROJË FUTBOLLISTËT

Prej më tepër se një muaji futbolli është ndalur për shkak të pandemisë së koronavirusit, që u ka marrë jetën mijëra njerëzve në mbarë botën dhe ka prekur miliona të tjerë, ndërsa tani të gjithë ligat po përgatiten të rifillojnë, ndonëse nën protokolle të rreptë sigurie.

Synimi i UEFA-s dhe të gjithë federative është që të mbyllin sezonin në kampionatet lokale dhe ligat europiane, për të shmangur humbjet e mëdha ekonomike dhe për t’ia dalë kanë menduar zhvillimin e ndeshjeve nën një kalendar mjaft të ngjeshur gjatë verës.

Por kjo duket se ka shqetësuar ndjeshëm ish trajnerin e Romës, aktualisht në pankinën e Lyonit, Rudy Garcia, i cili deklaroi në një intervistë për mediat franceze se pas një pushimi thuajse dy mujor, do të jetë e vështirë të luhet çdo tre ditë.

“Ne kemi rreth dy muaj që bëjmë pushim dhe rikthimi në fushë me ndeshje çdo 3 ditë do të ketë pasoja shumë të rënda në aspektin fizik për futbollistët. Do të jetë gati e pamundur të përballohet një ngarkesë e tillë, ndaj duhet menduar një zgjidhje, sepse ky nuk është thjesht mendimi im, por i të gjithë kolegëve të mi dhe atyre që e njohin këtë fushë”, deklaroi Garcia

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments