Miftar Dragidella ka thurur lavde për kryetarin aktual të FFK-së, Agim Ademin, shkruan Gazeta inFokus.
Dragidella ka treguar se Agim Ademi ka qenë i angazhuar në ekipin e Dr. Ibrahim Rugovës për qështje sigurie.
Ai gjithashtu ka thënë se Ademi pa bërë shumë zhurmë ka mbajtur klubin e KF Kosova-Prishtinë në të dy konkurrencat.
“Pos kontributit në sport, Agim Ademi ishte i angazhuar edhe në ekipin e Dr. Ibrahim Rugovës për qështje të sigurisë. Agim Ademi pa bërë fare zhurmë e mbajti ekipin e KF Kosova në të dy konkurrencat, meshkuj e femra. Të rrallë janë ish-sportistë që janë bërë edhe kontribues të sportit sikur Agim Ademi”, ka deklaruar Dagidella.
Miftar Dragidella ka qenë kryetar i parë i klubit të Dukagjinit pas pavarësimin të sportit në Kosovë.
Ai gjithashtu ka qenë edhe gjyqtar futbolli në Kosovës, e me pas zejen e referimit e ka vazhduar edhe në Gjermani, ku aktualisht është menaxher në Federatën e Futbollit Shqiptar në Gjermani.
Pos këtyre kontributeve, Agim Ademi në kohën e mëvetësimit të sportit ka qenë këshilltar i Ram Bujës në atë kohë përgjegjës për sport.