No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR PLEPOLLI: DËSHIRA ËSHTË PËR TË RIFILLUAR KAMPIONATI, POR PËR KËTË VENDOS UEFA

PLEPOLLI: DËSHIRA ËSHTË PËR TË RIFILLUAR KAMPIONATI, POR PËR KËTË VENDOS UEFA

Kanë kaluar më shumë se një muaj që prej pezullimit të të gjitha aktiviteteve sportive në vend nga Qeveria e Kosovës si shkak i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit, e cila e kapluar gjithë botën, përfshirë edhe shtetin tonë Kosovën.

Këtë pandemi mjaft vështirë po e përballojnë sportistët pasi janë të detyruar të stërviten në kushte shtëpie dhe jo në formë ekipore siç bëjnë në kushte normale.

Çështjen e fatit të kampionatit për Gazeta Olle e ka komentuar analisti i futbollit dhe ndihmës-trajneri i Flamurtarit të Prishtinës, Arsim Prepolli.

Sipas tij, e rrugës do të kishte qenë vazhdimi i kampionatit nga momenti që u pezullua.

“Sigurisht që gjithë sportdashësit mendojnë që sa më shpejt që është e mundur t’i rikthehemi tereneve sportive, e sidomos futbollit”, tha fillimisht Prepolli.

“Futbolli vërtet po na mungon shumë por që sipas mendimit timë primare në këtë preiudhë është shëndeti dhe gjërat tjera të jenë në plan të dytë”, shtoi tutje ai.

Anulimi i mundshëm i kampionatit sipas Plepollit duhet t’i lihet në dorë UEFA-s dhe FFK-s, të cilët sipas tij duhet të kenë fjalën kryesore.

“Kampionati se a do të fillon apo jo, dëshira ime është për PO, por këtë gjë vendos UEFA në bashkëpunim me FFK-në dhe ne sigurishtë do t’i respektojmë rregullat të cilat ata na preferojnë, duke shpresuar që e gjitha kjo të kalon sa më parë”, përfundoi Prepolli.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Drita fiton bindshëm ndaj Llapit

Kampionia në fuqi Drita ka shënuar fitore me rezultat bindës të dielën në stadiumin “Zahir Pajazit” në Podujevë, ndaj Llapit 4:2.

Recent Comments