No menu items!
Ballina Opinione KËTË FAKT MOS E HARRONI PËR AGIM ADEMIN

KËTË FAKT MOS E HARRONI PËR AGIM ADEMIN

Shkruan: Kemajl GOCA

Agim Ademi nuk na duhet as për dashuri, as për t’u përqafuar e as për t’u puthur me të, e as për muhabet të mirë, na duhet për punë të përsosur në futboll, sepse ai është edhe president i Federatës së Futbollit të Kosovës.

.

Të gjithë mund ta shajmë, mund të mospajtohem me të, mos ta duam edhe mos ta respektojmë dhe mos t‘i flasim, edhe ta injorojmë, por një fakt mos të harrojmë dhe mos t’ia kontestojmë!

A e dini cili është ai fakt, që nuk i kontestohet?

Agim Ademi, atëkohë, në vitet e 90-ta, kur dikujt i ka fryrë fort e keq prapanica nga serbët, ai ka qenë përkrahë shumë veprimtarëve sportiv, të komunitetit të futbollit dhe në luftë kundër regjimit kriminal serb. Në atëkohë, Agim Ademi, ka qenë halë në sy për regjimin e Serbisë. Ky është edhe një fakt tronditës për Federatën e Futbollit të Serbisë, e cila e din dhe e ka të qartë se kush ka qenë Ademi dhe nuk do ta donte asnjëherë në tavolinë në diskutim sepse do ta konsideronte një nacionalist dhe antiserb.

Nuk do ta donte sepse e dinë se ka qenë në një rresht me burrat e mëdhenj të futbollit, si Agim Bytyçi kur ishte president i parë i FFK-së, pastaj Rexhep Abdullahut, duke mos ia ndarë pas luftës as Sabri Hashanit, e as të ndjerit, legjendës së futbollit Fadil Vokrri, derisa sa erdhi edhe vet president i FFK-së pas vdekjes së Vokrrit me 9 qershor 2018.

Ademi ka dhënë kontribut në kohëra të vështira, sa disa as me Interpol nuk ke mundur t’i gjesh e që të kontribuojnë për futbollin e Kosovës, përderisa disa kanë vazhduar dashurinë, ledhatimet me klubet serbe, duke punuar e luajtur me shumë krenari.

Ademi, për asgjë nëse nuk vlen, mos i harroni sfidat e tij me mijëra sportistë shqiptarë, kur iu kundërvunë regjimit serb. Sepse atëkohë ishte sikur të jesh ushtar e të dalësh në vijë të frontit. A e dini se as një njeri nuk është pa gabime, secili kemi gabime.

Të gjithë ata që ishin në kohën e okupimit, e dinë se kush ka qenë Ademi. Nëse ata që kanë punuar me të në kohërat më të vështira, e sot bëhen të verbër, e të shurdhër, është diçka tjetër. Meritat e Ademit nuk mund t’i mohon askush dhe të mijëra sportistëve në kohërat më të vështira, që meritojnë edhe pensione për sakrificë, që besa as të Skënder Selmanit, që ka dhënë shumë mjete në vitet e 90-ta!

Ademi mund ta kritikoni pa u ndal dhe është e drejtë demokratike, sepse jemi në botën demokratike por këtë fakt të historisë së tij assesi mos e harroni. Nuk ishte lehtë t’i ndalësh në ballë pushtuesit serb, e dinë të gjithë ata sportistë tanë, me shpirt patriotik se çfarë hoqën dhe si u maltretuan, u rrahën, u arrestuan, u burgosën nga regjimi serb, por nuk u ndalen.

(Autori është gazetar i sportit në “Bota Sot”)

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

MARCA shkruan për Prishtinën; Para se të vinin në Spanjë vizituan heronjtë e tyre

Sot skuadra e Prishtinës në futsall do të luaj një super ndeshje ndaj FC Barcelonës. Klubi kosovar ka udhëtuar në Barcelonë për ndeshjen e rëndësishme...

Veton Tusha prezantohet te skuadra turke Denizlispor

Futbollisti i ri kaçanikas, Veton Tusha, është prezantuar sot te skuadra turke, Denizlispor. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 3 vjet e gjysmë me klubin...

Zidane: Nuk mund të fitosh gjithmonë

Zinedine Zidane tha se mospërballja në finale të Superkupës së Spanjës me Barcelona nuk ishte një dështim për të tijtë, pasi ata u mundën...

Drejtuesi i Trepçës’89 konfirmon largimin e tre futbollistëve

Sikurse skuadrat e tjera të Superligës së Kosovës në futboll, edhe Trepça ’89 i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Ekipi mitrovicas po stërvitet...

Recent Comments