No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR "DORA E ZOTIT”, MARADONA: U MASHTRUAN 80 MIJË VETË, ASNJË ARBITËR NUK...

“DORA E ZOTIT”, MARADONA: U MASHTRUAN 80 MIJË VETË, ASNJË ARBITËR NUK E PA

Diego Armando Maradona, një ndër futbollistët më të mirë në histori, do të mbahet mend gjatë për atë gol të shënuar kundër Anglisë në botërorin e 1986-ës. Jo për supergolin që shënoi kur mori topin nga mesi i fushës dhe i dribloi të gjithë, por për atë gol… “Dorën e Zotit”.

Një gol që përmendet gjithmonë kur në skenë del emri i Maradonës. Ish-fantazisti i Napolit, Barcelonës dhe i Argjentinës, ka treguar disa prapaskena në lidhje me atë ndeshje, më konkretisht me golin e shënuar me dorë, si dhe bisedat që pati me shokët e skuadrës.

“Kur e pashë topin në ajër, nuk e kisha idenë si ta gjuaja. Tentova me dorë dhe me kokë. Nuk ia kisha idenë ku shkoi topi, por e pashë në rrjetë. Fillova të bërtas: Gol, gol! Sergio Batista, po, ai idioti, më pyeti nëse kisha përdorur dorën për të shënuar.

I thashë: Pusho budalla, dhe më përqafo menjëherë! Të gjithë filluan të më përqafonin. Valdano gjithashtu më pyeti nëse shënova me dorë. “Do të tregoj pas ndeshjes, për momentin mos më çaj shumë t****n!”

Kam takuar arbitrin e ndeshjes disa vite më vonë në Dubai, Ali Bin Nasser. Ai më tha se nuk e kishte parë episodin, madje as asistentët e tij. Nuk kishin faj arbitrat, 80 mijë vetë në stadium nuk e panë. Të gjithë u mashtruan”, u shpreh Maradona.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Leeds befason City-n, por humb lojtarin pas ndërhyrjes “horror” (Video)

Pjesa e parë e Manchester City-Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Premier League, është mbyllur me një gol dhe një karton...

Koincidenca e frikshme, Laporta rigjen “El Classico” pas plot 11 vitesh

Nuk është për t’u habitur që Joan Laporta dëshiron ta fitojë përsëri “El Clasico”, ta nisë aty ku e la. Nuk do të jetë...

Real Madridi përgatit planin e detajuar, gati “sulmi” për Mbappe

Real Madridi do të bëjë gjithçka në merkaton e kësaj vere për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappé. Ylli francez preferohet më shumë se...

I dërrmuar nga humbja e nënës, Torreira i lutet Arsenalit: Lejomë të kthehem pranë familjes

Pak më shumë se një javë më parë, Torreira tha mjaft, të paktën përkohësisht me Europën. Ish-mesfushori i Sampdoria nuk ka ndërmend të vazhdojë...

Recent Comments