Edhe në Kosovë, ashtu si dhe në mbarë botën sporti është pezulluar që nga data 13 mars, për shkak të virusit korona.
Për shkak të kësaj situate shumë sportist po kalojnë në një periudh tejet të vështirë.
Në lidhje me këtë në një prononcim për BlicMedia, ka folur super sulmuesi i skuadrës së Dritës, Kastriot Rexha.
“Po jemi duke bërë stërvitje me plan program të cilin për çdo mbrëmje e marim nga stafi dhe për momentin po mundohemi sado pak ta mbajmë atë përgaditje fizike edhe pse është shumë e vështirë”, ka thënë fillimisht Rexha.
Sulmuesi i Dritës më tej ka folur edhe për Kampionatin e Superligës së Kosovës.
“Po mendoj se kampionati duhet të vazhdoj në momentin kur situata të qetësohet”, ka deklaruar, Kastriot Rexha.