No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK E GATSHME T'I NDIHMOJË DY TALENTET E BALLKANIT QË REZULTUAN ME...

FFK E GATSHME T’I NDIHMOJË DY TALENTET E BALLKANIT QË REZULTUAN ME COVID-19

Pandemia Covid-19 ka prekur edhe futbollin e Kosovës. Në fakt, dy të infektuarit e parë janë vëllezërit Kolgeci, pjesë e grupmoshave të reja të KF “Ballkani”. Pas prekjes me Covid-19 të këtyre dy talenteve ka reaguar edhe Federata e Futbollit e Kosovës, e cila ka ofruar mbështetjen e saj të plotë për familjen e këtyre dy futbollistëve të rinj.

Reagimi i plotë i FFK-së
Federata e Futbollit e Kosovës shpreh mbështetjen e plotë për dy vëllezërit Kolgeci – futbollistë të grupmoshave të reja të KF “Ballkani”, të cilët kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Në këtë periudhë të vështirë nëpër të cilën po kalon vendi ynë si pasojë e kësaj pandemie, presidenti Agim Ademi, Komiteti Ekzekutiv dhe të gjitha organet e tjera të FFK-së edhe një herë shprehin përkrahjen e tyre të parezervë në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj gjendje. FFK do të jetë në vazhdimësi afër familjes së këtyre talenteve për çfarëdo që ka nevojë deri në shërimin e tyre.
Futbollistët tanë që nga mosha e re kaliten për të kaluar çdo vështirësi dhe për t’u përballur me sukses kundër çdo kundërshtari e çdo sfide. Në këtë frymë pa dyshim zhvillohen edhe futbollistët e rinj të Suharekës, vatër kjo e njohur për futbollin tonë dhe me përplot talente të futbollit. Prandaj, jemi të sigurt që dy djemtë e ri të këtij klubi do ta kalojnë shpejt e pa asnjë pasojë edhe këtë sfidë shëndetësore dhe sapo të krijohen kushtet do t’i kthehen fushës së gjelbër për ta zhvilluar tutje talentin e tyre, në mënyrë që një ditë ta bëjnë krenar jo vetëm KF ‘Ballkani’ por edhe Kosovën me cilësitë dhe vlerat e tyre.
Shërim të shpejtë vëllezërve Kolgeci!

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Beni Simitçiu: Futsalli kosovar ka të ardhme premtuese

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës dhe trajneri i një prej skuadrave më të mëdha të futsallit në Çeki, Sparta, Beni Simitçiu, është intervistuar...

Trajneri që shpalli Prishtinën kampion tregon momentin më të vështirë në kampionat

Trajneri që shpalli Prishtinën kampione të Kosovës në futboll pas tetë vjetësh, Zekirija Ramadani, e vlerëson këtë titull si njërin ndër më...

Grumbullimi i parë i Kosovës A te femrat

Sot (e hënë) pasdite është bërë grumbullimi i parë i Kosovës A në konkurrencën e femrave. Takimi ishte më shumë informativ dhe...

Partizani madhështor thyen Teutën në Durrës, Mazrekaj hesht Tiranën

Është mbyllur java e 34-të në Superioren e Shqipërisë. Ndeshja kryesore është zhvilluar në “Niko Dovana”, aty ku Partizani...

Recent Comments