No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR 11 MË TË MIRËT, BALOTELLI THUMBON SËRISH CR7

11 MË TË MIRËT, BALOTELLI THUMBON SËRISH CR7

Mario Balotelli duket moskokëçarës, por nuk është krejtësisht ashtu. Sulmuesi i Brescia e pranon se edhe ai e ndjen presionin e ndeshjeve, por jo gjatë javës.  

“Edhe unë e ndjej presionin. Në momentin që futesh në stadium, në tunel, mendoni për ndeshjen dhe keni emocione. Kjo është normale. Ndoshta gjatë ditës nuk mendon për të, pasi flet në telefon, luan PlayStation. Sa më pak të mendosh për ndeshjen, aq më mirë është”, shprehet Balotelli, në një lidhje direkte me ish-sulmuesin Arsenal dhe Barcelona, Thierry Henry.

Francezi e ngacmon për një pesëshe lojtarësh që ai do të zgjidhje, ndërkohë që Balotelli zgjedh 11-n më të mirë sipas tij dhe nuk ngacmon një thumbim edhe për CR7. “Nëse do të duhet të merrje pesë lojtarë, kë do zgjidhnit? Pirlo me siguri. Duhet të luash me të, ai ju garanton dhjetë gola në vit. Por pse vetëm pesë”, thotë Balotelli, i cili më pas jep një formacion të plotë.

“E vështirë, por zgjedh Julio Cesar në portë. Ishte më i miri tek Interi. Mbrojtës i djathtë? Nuk kam ndonjë ide. Maicon. Në të majtë Maxwell, teknikisht ishte i jashtëzakonshëm. Nesta dhe Cannavaro në qendër, kurse në mesfushë Pirlo para mbrojtjes. Yaya Toure dhe Gerrard krah tij. Cassanon e zgjedh pas sulmuese, kurse përpara Ronaldo. Braziliani, origjinali. Dhe Messi”, përfundon Balotelli.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Reali kthehet te fitorja, një super Benzema nderon Zidane

Real Madridi u rikthye te fitorja në transfertë kundër Alavesit për 4-1. Ekipi madrilen u rikthye te fitorja pas shumë problemeve dhe eliminimit nga...

Shpërthen Koeman: Nëse nuk ju pëlqen, ndërroni trajner

Barcelona, pasi ka humbur Superkupën e Spanjës dhe ka rrezikuar shumë në Kupën e Spanjës, kthehet të përqendrohet në kampionat. Nuk është kurrë një moment...

Ibrahimovic: Sot na kanë munguar shumë gjëra

Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Milan-it, ka dhënë një intervistë për Sky pas humbje me Atalanta-n. “Sot kanë munguar shumë gjëra. Tani është e rëndësishme të...

Pioli shpjegon çfarë ndodhi kundër Atalantas dhe përgatitet për një natë pa gjumë

“Besoj se është e vetmja skuadër që nuk kemi arritur ta mundim. Atalanta e ka merituar fitoren. Ne e nisëm shumë mirë, është për...

Recent Comments