No menu items!
Ballina SUPERLIGA FC PRISHTINA IA HUQ ME TABELAT FINANCIARE TË FFK-SË, KËRKON SQARIM!

FC PRISHTINA IA HUQ ME TABELAT FINANCIARE TË FFK-SË, KËRKON SQARIM!

Prishtina e ka bërë një gabim trashanik në kalkulimin e të ardhurave financiare që Federata e Futbollit të Kosovës ua ka dhënë klubeve.

Faqja zyrtare e Prishtinës ka kërkuar sqarim dhe kërkim falje nga FFK për shumën e 117,876 eurove.

Siç shihet në emërtimin mbi shifër, ajo është vlera për zhvillimin e akademisë, e jo totali që i ka marrë klubi bardhekaltër, i cili në fakt qëndron në anën tjetër të tabelës – 71.962 euro.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Prishtinës:

“Me keqardhje duhet të themi që as në këtë kohë pandemie e në karantinim, FC Prishtina dhe anëtarët e saj nuk po mundën të qëndrojnë të qetë dhe duhet të reagojmë,

Pasi që në media ka qarkulluar një tabelë e të ardhurave nga FFK për klube, me gabim a po me vetëdije, duhet të themi se,

FC Prishtina ka pranuar 12,500.00 euro për drejtat televizive, 36,134.060 dhe 9,000.00 nga solidariteti i UEFA-s, por 14,327.00 euro klubi nuk i ka pranuar, por lojtarët dhe disa nga punëtorët e saj meqenëse klubi ka mbi 55 të punësuar, ndërsa të holla kanë pranuar 35 anëtarë të saj.

Deri këtu qëndrojmë në rregull, por në shifrën paraprake në kolonën ku figuron FC Prishtina, në kolonën 2. ku figurojnë 117,876.00 euro, klubi nuk e dinë se çka janë, as nga vijnë as nuk i ka pranuar ashtu siç dikush është ka aludon.

Andaj, kërkojmë sqarim dhe kërkim falje nga ana e FFK-s për këtë lëshim të qëllimshëm apo jo”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Drenica vazhdon të përforcohet

Drenica bën merkato sërish në Shqipëri. Pasi mori Donald Rapon nga Laçi, Behar Ramadanin nga Vllaznia dhe Dionis Çikanin...

Puthi stemën e Juventusit, Vidal ka një shpjegim për tifozët e Interit

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, ishte në qendër të vëmendjes mbrëmjen e djeshme në derbin e Italisë. Kiliani përveç se shënoi golin...

Revolucion total te Interi, ndryshohet emri dhe logo e klubit!

Në shtëpinë e Interit do të ndodhë një revolucion i pabesueshëm dhe total.Në pritje për t’u kuptuar se cfarë do të ndodhë...

Chiellini: Interi na dominoi plotësisht

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur për betejën e humbur ndaj Interit me rezultat 2-0 ku skuadra e Antonio Contes e...

Recent Comments