Federata e Futbollit të Kosovës ditë më parë vendosi një pako të ndihmës emergjente me mjete vetanake përmes së cilës do të ndihmohen klubet, futbollistët, delegatët dhe gjyqtarët.
Zëri.info merr vesh se tashmë ka nisur ekzekutimi i mjeteve ndaj futbollistëve për ta kaluar sa më lehtë këtë kohë krizë që ka shkaktuar pandemia koronavirus.
Lajmin e ka konfirmuar edhe anëtari i Bordit të Shoqatës të Mbrojtjes së të drejtave të futbollistëve Liridon Kukaj.
“Sa për të qenë më të qartë ato nuk janë paga, janë ndihmesë e federatës ndaj futbollistëve, pasi disa klube po e marrin si paga e në fakt nuk është ashtu”, ka thënë Kukaj, duke konfirmuar se tashmë janë nisur të shpërndahen ato mjete.
Lajmin se tashmë pagat i kanë marrë e ka konfirmuar edhe një lojtar i Flamurtarit në kushte anonimiteti.