Trajneri dhe analisti i futbollit kosovar, Erdin Hashani, ka kritikuar Shoqatën për Mbrojtjen e Futbollistëve të Kosovës.
Ai ka theksuar se kjo shoqatë është për mbrojtjen e të drejtave të futbollistëve e jo për të propozuar uljen e pagave të tyre, përcjellë Gazeta Olle.
“Shoqata per mbrojtjen e te drejtave te futbollistave te Kosoves ka bo nje propozim qe deri ne 50% e pages qe ti ulen futbollistave.
Qysh mbrohen te drejtat e futbollisteve me lyp me jave pergjysmu rrogat?!”, ka shkruar Hashani në Facebook.
Në komente ka reaguar Liridon Kukaj, pjesë e shoqatës.
“Ajo osht propozim marrveshje me ju ul rrogat maksimumi deri ne 50% ( jau kan jep te pergjysmume edhe pa i vet hiq lojtart).
Edhe propozimi i shoqates esht te ulen kapitenet e ekipeve me kryesit e tyne dhe ta diskutojn uljen e pagave dhe shumen e ndalun deri sa te zgjat epidemia jo tjau falin klubeve por te bojn marrveshje te nenshkruar qe ato mjete tiu paguhen lojtareve pas epidemis”, shkroi Kukaj.
Kujtojmë që kjo shoqatë ka qenë shumë pasive gjatë vitit të kaluar, për t’u “ngjallur” sivjet në pandemi.