No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA LA LIGA RAKITIC: S'JAM THES ME PATATE, JAM UNË QË VENDOSI PËR TË ARDHMEN

RAKITIC: S’JAM THES ME PATATE, JAM UNË QË VENDOSI PËR TË ARDHMEN

Ivan Rakitic është një nga emrat më të përfolur për t’u larguar nga Barcelona. Mesfushori kroat ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe ardhja e De Jong i ka hequr postin e titullarit. 32-vjeçari ka folur hapur për të ardhmen për Mundo Deportivo, aty ku ndalet edhe te Sevilla, skuadër ku kaloi tre sezone fantastike.

Të ardhmen time e vendos unë. Nuk jam një thes me patate. Dua të luaj në një klub ku më duan dhe vlerësojnë, aty ku edhe familja ime ndihet mirë. E kam thënë përherë që Barcelona është vendi perfekt, por dua të zbavitem dhe të ndihmoj skuadrën.

Pjesa e parë e sezonit ishte e çuditshme, ishte shumë befasuese në aspektin negativ. Gjithmonë mund të mësosh nga situata të tillë, duhet ta bësh një gjë të tillë dhe të përmirësohesh. Nuk duhet të tentosh t’i kuptosh disa gjëra që ndodhin, thjeshtë duhet t’i pranosh.

E ardhmja? Do të vendos për atë që është më e mira për mua dhe familjen. Kam një dashuri të veçantë për Sevillan, do të ishte një ëndërr e madhe ta vishja përsëri atë fanellë. Por, nuk varet nga unë, Monchi dhe Sevilla e kanë numrin tim të telefonit. Nuk më kanë telefonuar, para pak kohësh kisha edhe ditëlindjen… “, përfundon Rakitic. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Leeds befason City-n, por humb lojtarin pas ndërhyrjes “horror” (Video)

Pjesa e parë e Manchester City-Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Premier League, është mbyllur me një gol dhe një karton...

Koincidenca e frikshme, Laporta rigjen “El Classico” pas plot 11 vitesh

Nuk është për t’u habitur që Joan Laporta dëshiron ta fitojë përsëri “El Clasico”, ta nisë aty ku e la. Nuk do të jetë...

Real Madridi përgatit planin e detajuar, gati “sulmi” për Mbappe

Real Madridi do të bëjë gjithçka në merkaton e kësaj vere për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappé. Ylli francez preferohet më shumë se...

I dërrmuar nga humbja e nënës, Torreira i lutet Arsenalit: Lejomë të kthehem pranë familjes

Pak më shumë se një javë më parë, Torreira tha mjaft, të paktën përkohësisht me Europën. Ish-mesfushori i Sampdoria nuk ka ndërmend të vazhdojë...

Recent Comments