No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA PREMIERE LEAGUE OFERTË NGA PREMIER LEAGUE PËR ENDRI ÇEKIÇIN

OFERTË NGA PREMIER LEAGUE PËR ENDRI ÇEKIÇIN

Endri Çekiçi mund të ndryshojë skuadër këtë verë dhe të kalojë në një kampionat më të fortë. Mesfushori i avancuar i Olimpije Ljubjana ka po shkëlqen në Slloveni, teksa ka shënuar tetë gola deri më tani në kampionat dhe ka asistuar shtatë herë.

Është folur edhe më parë për pista spanjolle dhe janë dy ekipe që e ndjekin pogradecarin. Gjithashtu për të ka interes edhe nga Polonia e Italia, por së fundmi në Slloveni zbulojnë një nga opsionet më të bujshme për të ardhmen e Çekiçit.

24ur, në Slloveni, raporton se mesfushori mund të transferohet në Premier League dhe skuadra që pritet të paguajë miliona euro – shifra nuk bëhet e ditur – është Arsenali. Një klub i madh dhe për Çekiçin sigurisht që do të ishte një hap i madh, nëse do të bëhet një lëvizje e tillë.

Në Premier League janë të paktë lojtarët shqiptarë, por së fundmi atje ka debutuar Armando Broja, sulmuesi i Chelsea dhe i Shqipërisë U21, i cili së shpejti pritet të bashkohet me kombëtaren A. Çekiçi është në pritje të zhvillimeve të reja në merkato dhe kalimi në kampionatin anglez për të do të ishte një mrekulli. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

MARCA shkruan për Prishtinën; Para se të vinin në Spanjë vizituan heronjtë e tyre

Sot skuadra e Prishtinës në futsall do të luaj një super ndeshje ndaj FC Barcelonës. Klubi kosovar ka udhëtuar në Barcelonë për ndeshjen e rëndësishme...

Veton Tusha prezantohet te skuadra turke Denizlispor

Futbollisti i ri kaçanikas, Veton Tusha, është prezantuar sot te skuadra turke, Denizlispor. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 3 vjet e gjysmë me klubin...

Zidane: Nuk mund të fitosh gjithmonë

Zinedine Zidane tha se mospërballja në finale të Superkupës së Spanjës me Barcelona nuk ishte një dështim për të tijtë, pasi ata u mundën...

Drejtuesi i Trepçës’89 konfirmon largimin e tre futbollistëve

Sikurse skuadrat e tjera të Superligës së Kosovës në futboll, edhe Trepça ’89 i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Ekipi mitrovicas po stërvitet...

Recent Comments