No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A MJEKËT NUK E PËRKRAHIN IDENË E RINISJES SË FUTBOLLIT NË ITALI

MJEKËT NUK E PËRKRAHIN IDENË E RINISJES SË FUTBOLLIT NË ITALI

Instituti Nacional i Shëndetësisë në Itali nuk përkrah idenë që edicioni i futbollit të vazhdojë.

Federata e Futbollit të Italisë, Serie A dhe ministri i sportit, Vincenzo Spadafora janë pajtuar që të kompletohet edicioni 2019\2020, atëherë kur është e sigurt të bëhet kjo.

Synimi është që stërvitjet të vazhdojnë më 3 maj, ndërsa që edicioni të përfundoj në muajin gusht.

Por Instituti i Shëndetësisë vlerëson se edicioni aktual duhet të anulohet. Ky institut vlerësohet trupi kryesor tekniko-shkencor në shërbim të mjekësisë italiane.

“Futbolli është sport i kontaktit dhe për këtë ka rrezik të transmetimit. Dikush ka propozuar monitorim të lojtarëve, me teste që do të mbaheshin thuajse çdo ditë”, ka thënë Giovanni Rezza nga Instituti i Shëndetësisë.

“Po më duket një kthesë e vështirë, ndërsa ne jemi gati në maj. Nëse më duhet të jap opinion teknik, atëherë do të them se nuk është e favorshme për të vazhduar me garën. Mendoj se komitetet teknike dhe shkencore do të pajtoheshin. Më pas politika do të vendos”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

SKANDALI: Pamjet filmike i japin të drejt Ibrës, arbitri Maresca ka bërë gabim të turpshëm!

Zlatan Ibrahimovic u ndëshkua në ndeshjen ndaj Parmës me karton të kuq për protestat ndaj arbitrit Maresca që me sa duket ka gabuar. Pamjet...

Rrëfimi i Simeones: Kam qenë si një baba për këtë lojtar, e desha me patjetër tek Atletico!

Diego Simeone ka dhënë një intervistë për një nga mediat spanjolle së fundmi, ku ka zbuluar disa nga të fshehtat e tij. Trajneri i...

“Do ankohesh tek arbitri tani?!”, Modric acaron Piquen! (VIDEO)

Nervat te lojtarët e Barcelonës pas “El Clasicos” së humbur ndaj Realit u shfaqën qartë. Jo vetëm trajneri Koeman, por edhe lojtarët ishin të...

Reali triumfon në “El Classico”-n me rrebesh shiu, bëhet lider në La Liga

Real Madridi ka triumfuar në një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, duke mposhtur Barcelonën me rezultat 2:1 në “Alfredo...

Recent Comments