No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR EMIN AJVAZI: MOS BINI PRE E FOREVE, FFK KURRË NUK KA QENË...

EMIN AJVAZI: MOS BINI PRE E FOREVE, FFK KURRË NUK KA QENË MË MIRË

Njëri nga tre themeluesit e OJQ KF “Llapi”, Emin Ajvazi ka reaguar ndaj pohimeve të trajnerit të klubit llapjan, Tahir Batatina rreth ndërtimit të fushës për ekipet kombëtare në Hajvali, të cilat i ka cilësuar si keqpërdorim të fondeve nga FFK-ja dhe presidenti i saj, Agim Ademi. Legjenda e futbollit llapjan i ka kundërshtuar ashpër këto pohime, duke theksuar se organizimi i FFK-së asnjëherë më parë nuk ka qenë në nivel më të mirë. Ai ka ftuar opinionin që të mos bien pre e kësaj propagande dhe ka kërkuar bashkim e jo ndarje për të mirën e futbollit.

Shkrimi i plotë i Emin Ajvazit:

“Nuk janë ato pare të klubeve, mos bini në fore. Shumë mirë që rregullohet diçka pa marrë parasysh ku dhe në cilin vend. Nuk mundet presidenti vet me marrë kurrfarë vendimi pa Komitetin Ekzekutiv. Federata e Futbollit të Kosovë kurrë ma mirë nuk ka qenë, gjithmonë ka vend për përmirësime. Por jo me kritikue vend e pa vend. Unë i çmoj dhe i kam çmue gjithmonë ata që kanë pas mundësi me i ndihmue klubet, por jo ata që mendojnë me përfitue prej klubeve. Reali, Barcelona, Bajerni e shumë klube të mëdhaja janë në borxhe, e disa që po financojnë klubet po mendojnë dhe kanë mendue që do të bahen milionera për një kohë të shkurtër, i ka mashtrue dikush. Unë mos mendoni që po e mbroj dikënd assesi, por kurrë ma në rregull po e potencoj Federata ma mirë nuk ka qenë. Të pakënaqur ka dhe do të ketë gjithmon.
Të dashur futbolldashës së bashku mundeni me qenë ma të fortë e kurrsesi të ndarë.
Janë institucionet që duhet të respektohen. Mos mendoni që ua mbaj anën kurkujt, ju njoftoj që asnjë post në FFK nuk e kam. Por kam drejt ma shumë se të gjithë ju pa modesti po e them, se une jam njëri prej themeluesve të kësaj Federate të futbollit në vitin 1991 në shkollen ‘Asim Vokshi’ në Kodrën e Trimave në Prishtinë. Jam personi kuptohet me shokë që të parët e kemi paramenduar që lojtë t’i luajmë livadheve. Ju kujtohet Dumnica, për mua të gjithë ata që kontribuuan në atë kohë, të gjithë akterët
së pari të gjithë ata që i lëshuan livadhet, Donatorët, Referët, Trajnerët por mas shumti Lojtarët e asaj periudhe, për mua janë HERONJ.

Një falenderim të posaçëm gëzojnë shikuesit që kanë qenë të shumtë, anë e mbanë Kosovës.
Dhe e mbajtëm gjallë futbollin përkundër vështirësive të shumta.
Tash e keni më lehtë, por jo të ndarë, respektoni Institucionet, respektoni të gjitha organet e FFK-së.
Mos të kritikojmë pa argumente, janë rregullat. Gjithmonë mendimin e vet ka të drejtë me dhanë por kurrsesi pa argumente. Ju garantoj dhe jam i sigurt se Presidenti Agim Ademi nuk është një person që i keqpërdor mjetet opo pozitën që e ka.
Dua ta ndaj me ju të dashurit e mi se këtë shkrim e shkruva vetëm me qëllim të mirë. E kemi organizue fnalen e shtetit tonë në Dumnicë me KF Llapi. Në finale kanë luajtur KF Prishtina –
KF Vllaznimi. Kupën dhe medaljet i ka shpërnda profesori i ndjerë Fehmi Agani.
Profesorin e ndjerë i vetëm e ka pru në Dumnicë në lojë pikërisht presidenti i FFK-së Agim Ademi në vitin 1993.
Do me thanë që nuk ka qenë e lehtë. Prej 1991 e njof si veprimtar të futbollit e më gjerë.
Përshëndetje dhe respekt për të gjithë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments