Kampionati elitar i basketbollit në Spanjë, Liga Endesa pritet të rinisë. Ndeshjet pritet të luhen në Ishujt Kanare, shkruan “Mundo Deportivo”.
Ishujt Kanare duken se janë prekur më pak nga koronavirusi dhe autoritet e basketbollit të Spanjës po e shqyrtojnë seriozisht mundësinë që të vazhdohet kampionati në këtë vend. Pritet të merret një vendim për të ardhmen e stinorit më 20 prill gjatë videokonferencës së radhës.
Pas 23 xhirove në Liga Endesa kryeson Barcelona me 19 fitore, një më tepër se Real Madridi që zë vendin e dytë.
Në disa vende nëpër botë, përfshirë edhe në Kosovë, është vendosur të anulohet kampionati i basketbollit shkaku i koronavirusit. Në Kosovë është anuluar kampionati dhe nuk është shpallur kampioni.