No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR ZYMBERI: SOLIDARITETI I FFK-SË NË KËTË PERIUDHË SHUMË I RËNDËSISHËM PËR KLUBET

ZYMBERI: SOLIDARITETI I FFK-SË NË KËTË PERIUDHË SHUMË I RËNDËSISHËM PËR KLUBET

Federata e Futbollit e Kosovës të premten mori vendim që nga mjetet vetanake të ndihmojë klubet, gjyqtarët, delegatët e kontrollorët e referimit, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo ndihmë e FFK-së erdhi shkak i krizës financiare të krijuar së fundmi në klubet kosovar nga koronavirusi që ka pezulluar thuajse gjithçka.

Lidhur më këtë ndihmë financiare të FFK-së, Gazeta inFokus ka kontaktuar drejtorin sportiv të klubit të Dritës, Valon Zymberi.

Ai e ka përshëndetur dhe falënderuar FFK-në për këtë vendim solidariteti.

“Natyrisht se e përshëndesim dhe e falënderojmë FFK-në për këtë ndihmë financiare për të gjitha klubet në këtë kohë pandemie. Është shumë i rëndësishëm solidariteti që kanë treguar në këtë kohë të koronavirusit”, tha Zymberi.

Zymberi që është edhe zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Dritës deklaroi së nuk është shumë e rëndësishme shuma që ka ndarë FFK-ja sa e rëndësishme është vendimi i tyre që në këtë kohë të ndihmojnë klubet.

“Shumat të cilat i ka ndarë FFK-ja për disa klube janë mjaftë të mira, ndërsa për disa ndoshta edhe jo, por duke parë kohën nëpër të cilën po kalojmë është shumë e rëndësishme dhe shumë e mirë kjo që ka bërë federata”, deklaroj Zymberi.

Për fund Zymberi tha se varësisht prej situatës mund të këtë diskutime të përbashkëta në klub për vendimet që do ti marrin.

“Ne i kemi kryer pagat e muajit mars më kohë dhe nuk kemi pas asnjë problem. Nuk besoj se kemi me pas problem më rroga, por nuk e përjashtoj mundësinë e uljes së pagave, gjithnjë nëse kjo kohë pandemie zgjatë me muaj të tërë dhe gjithnjë në bashkëpunim me futbollistët”, përfundoj Valon Zymberi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Drita fiton bindshëm ndaj Llapit

Kampionia në fuqi Drita ka shënuar fitore me rezultat bindës të dielën në stadiumin “Zahir Pajazit” në Podujevë, ndaj Llapit 4:2.

Recent Comments